E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

BOTIME/“HAPA SHTALB”, ME KUJTIME FËMIJËRIE TË DAUT DAUTIT

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Daut Dauti ka botuar librin e tij më të ri, “Hapa shtalb”.  E veçanta e tij, është  se në të janë përfshirë 50 rrëfime për fëmijë, të cilat nuk janë tregime klasike për më të vegjlit, por kujtime nga fëmijëria e autorit, për të cilën ai thotë se ka qenë me shumë sfida e me shumë veçori që e kanë bukurinë e vet.

“Bukuritë e veta i ka vetë mosha, sado që jeta të mos ketë qenë aq e bukur. Shumë nga ato episode  janë rrëfenja në vete që mund të kishin shërbyer për t’iu rikthyer e mbindërtuar me imagjinatën krijuese. Por, unë nuk desha ta bëj “mbindërtimin”, por desha ato t’ua sjell lexuesve ashtu siç kanë ndodhur, siç janë përjetuar, siç unë i kujtoj”, shkruan autori në fjalën e tij në hapje të librit.

“ Këto kujtime të pashlyeshme, desha t’i ndaj me lexuesit. Nëse ju duken si tregime, do të isha edhe më i gëzuar, nëse i merrni dhe përjetoni si mbresa jete, le të jenë ashtu, besoj se nuk do t’ju lodhin së lexuari”, u drejtuar lexuesve ai.

Kjo është vepra e 17-të e autorit, që kësaj radhe shënon 35 vjetorin e krijimtarisë. Librin e parë me poezi Dauti e ka botuar në vitin 1989, “Ëndërr e përdalë”, ndërkaq në opusin e tij krijues përveç veprave në prozë dhe poezi, ka dhe disa vepra publicistike.

Të fundit