Futja e “çështjes gjuhësore“ në diskursin publik në RMV është përpjekje për të utilitarizuar identitetin maqedonas përmes konfrontimit me identitetin e jo-maqedonasve në koordinim me Beogradin jugosllav. Ideja është projeksioni ndaj (nesh) maqedonasve se shteti është “më maqedonas” sesa para miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe se si i tillë mund të ekzistojë vetëm në sferën jugosllave (lexo: serbe). Kjo operacion më 1987-1989 bëri që Kushtetuta e vitit 1991 (e mbështetur në të njëjtat premisa) të shërbejë si hyrje për vitin 2001. Për këtë arsye tani zëshëm heshtet se gjuha shqipe është në kapacitet zyrtar që me Marrëveshjen Kornizë dhe me amendamentet kushtetuese që e zbërthejnë në formulmin pas-konfliktit si “gjuhë që e flasin të paktën 20% e qytetarëve…”.
Shkruan: Ivon VELIÇKOVSKI*
Përdorimi i gjuhëve nuk është risi në zhvillimin historik të kushtetutshmërisë sonë dhe kjo nuk është një çështje partiake. Për fillim, le të pajtohemi me konstatimin e Mickoskit nga Prishtina se (e parafrazuar) “politikanët pa ofertë hapin tema etnike”. Me këtë ai e konfirmoi se VMRO-DPMNE fliste për “federalizimin gjuhësor” paralelisht me “diktatin bullgar” – me qëllim që Shkupi jugosllav ta mbajë narrativën e konfrontimit të popullit maqedonas me shqiptarët dhe bullgarët, kur këtë më nuk mund ta bënte ndaj grekëve.
Neni 173, paragrafi 3 i Kushtetutës së RSM-së nga viti 1974 thotë: “Secilit i është e garantuar e drejta që para gjykatës ose para organeve të tjera shtetërore, organizatave dhe bashkësive që në ushtrimin e autorizimeve publike vendosin për të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve, të përdorë gjuhën e tij dhe në këtë procedurë të njihet me faktet në gjuhën e tij”. Kjo e drejtë u derogua me Amendamentin XLIII të Kushtetutës së Republikës Socialiste të Maqedonisë (RSM), së bashku me fshirjen e kombësisë shqiptare dhe turke me Amendamentin LVI.
Në një proces paralel me „ Marshin e Gazimestanit” të Milosheviqit dhe me suprimimin e autonomisë së Kosovës – për të rikthyer mendimin politik dhe narrativën maqedonase në matricën e Rankoviqit të RSFJ-së deri në 1966 dhe kolishevskitmit si dorë e zgjatur e tij në RSM. Kjo shpjegon festimin aktual të “figurës dhe veprës” së Kolishevskit nga VMRO-DPMNE-ja si projekt i saj doktrinar. Futja e “çështjes gjuhësore“ në diskursin publik në RMV është përpjekje për të utilitarizuar identitetin maqedonas përmes konfrontimit me identitetin e jo-maqedonasve në koordinim me Beogradin jugosllav. Ideja është projeksioni ndaj (nesh) maqedonasve se shteti është “më maqedonas” sesa para miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe se si i tillë mund të ekzistojë vetëm në sferën jugosllave (lexo: serbe). Ky operacion më 1987-1989 bëri që Kushtetuta e vitit 1991 (e mbështetur në të njëjtat premisa) të shërbejë si hyrje për vitin 2001. Për këtë arsye tani zëshëm heshtet se gjuha shqipe është në kapacitet zyrtar që me Marrëveshjen Kornizë dhe me amendamentet kushtetuese që e zbërthejnë në formulmin pas-konfliktit si “gjuhë që e flasin të paktën 20% e qytetarëve…”.
Mendimi politik jojugosllavo-maqedonas sot duhet të shpjegojë se sa rikthim në të drejtat e suprimuara nga viti 1974 për gjuhën shqipe (dhe për gjuhën turke) nënkupton tagrin e maqedonasve që me kapacitet të garantojnë të drejtat (gjuhësore) dhe barazinë për të gjithë. Për më tepër, gjuha maqedonase është një “lingua franca” e padiskutueshme në RMV, pikërisht kur e drejta e përdorimit të gjuhëve të tjera është e garantuar me Kushtetutë. Edhe si dëshirë, edhe si nevojë e përditshme e të gjithëve, dhe jo si një detyrim i imponuar – sepse respekti buron nga (bashkë)jetesa e përditshme, dhe jo nga libri dhe ligji. Fuqia e maqedonasve qëndron në gatishmërinë për të garantuar barazinë e vet dhe të bashkëqytetarëve të tyre të cilët fundja as që e kanë konstestuar veçantinë dhe identitetin dhe për këtë kemi praktikë kushtetuese historike.
Më akuzoni për nacionalizëm, por unë besoj se maqedonasit kanë një forcë dhe një detyrë të tillë: Sepse nuk kemi frikë nga barazimi dhe barazia – etnike, gjuhësore, kulturore, shoqërore. Për më tepër, lirinë dhe barazinë i kemi synime historike. Kjo njohuri i frikëson vetëm elitat politike të lidhura për kabllon e shkurtër të Beogradit, sepse në momentin që maqedonasit u vetautorizuan dhe prosperitetin, zhvillimin dhe barazinë e tyre si popull e ndërlidhën me prosperitetin, zhvillimin dhe barazinë e të gjithëve në shtet – vendi ka shkuar përpara. Dhe e kundërta, kur Maqedonia (e Veriut) u soll në pozicionin e “nënkontraktorit” të RFJ/Serbisë – edhe evndi, edhe populli maqedonas janë rrezikuar nga elitat politike dhe majat vendore beizneso- financiare, në mënyrë proporcionale me nivelin e përkatësisë së tyre jugo-sovjetike dhe të biznes-oligarkizmit të vet.
E dorës së dytë, por ilustruese: Në kundrimin e rrezikut të vetë, sipas këtyre parametrave duhet kërkuar kujdestaria e përbërjes qeveritare të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjen e Zëvendës-sekretares së re të Përgjithshme të NATO-s. Ambasadat perëndimore në Shkup, megjithatë terrenin e njohin në mënyrë të shkëlqyeshme. Është i kuptueshëm jokomoditeti i VLEN-it për këtë çështje: të gjitha partitë e tij kanë qenë në përbërje të qeverive të LSDM-së dhe BDI-së gjatë miratimit të Ligjit për Gjuhët dhe ato do të shpjegojnë kur kishin të drejtë: atëherë kur festuan ligjin gjatë miratimit, apo tani, kur është “kontestues”. Nuk do t’u shtoja „kripë në plagë“. Mirëpo, duhet të vëzhgohet veçmas se si “influencuesit” dhe “analistët” nga Pallati i Bardhë dhe koalicioni i tij mbështeten në dy shtylla themelore të inkorporuara në PR-in e pushtetit:
- që politika e ardhshme e jashtme amerikane do të bazohet në zgjidhje territoriale për çështjet etnike nga Ukraina deri në Ballkan dhe,
- që mbi të duhet të ndërtohet ideja për federalizimin e Maqedonisë së Veriut, këtë herë me kërkesën e maqedonasve – si “melodi për veshët” e Rusisë.
Thelbi i kësaj qëndron në kundërshtimin e VMRO-DPMNE-së për kombin e Maqedonisë së Veriut:
- si komb i bashkëjetesës së popullit maqedonas dhe të të gjithë popujve të tjerë në vend përmes respektimit të dallimeve, përfshirë ato gjuhësore, dhe –
- përmes kundërshtimit të shtetit/kombit të Maqedonisë së Veriut si një udhëkryq i korridoreve X dhe VIII, të cilët lidhin Evropën Qendrore me Egjeun dhe Adriatikun me Detin e Zi.
Dhe, pikërisht kundërshtimi i konceptit të kombit të Maqedonisë së Veriut, ku populli maqedonas është konstituiv dhe i barabartë – është një “reçetë” e provuar se si Maqedonia (e Veriut) të jetë vetëm territor, por jo edhe shtet, kurse maqedonasit vetëm një identitet territorial, por jo edhe identitet etnik. Tekefundit, ky nuk është novitet në lëvizjet historike dhe dogmën e “Organizatës”, në trashëgiminë e së cilës deri sot po rrahë gjoks VMRO-DPMNE-ja. Dhe, kjo nuk është çështje e politikanëve nga Kosova ose Shqipëria, por e politikanëve në Maqedoninë e Veriut.
*Autori është politikolog, ish-deputet.
Përgatiti në Shqip: KDP.MK