Cila është përceptimi për Ligjin për gjuhët, i ndërtuar dhe mbajtur “në jetë” në mënyrë permanente plotë shtatë vjet nga hyrja e tij në parlament në shtator të vitit 2017, deri në miratimin e tij të dyfishtë, në janar e pastaj në mars të vitit 2018, dhe përfundimisht hyrja e tij në fuqi në janar të vitit 2019? A është se nevojiten dy vjet për të zbatuar një dispozitë kushtetuese dhe një të drejtë? Apo që peripecitë dhe bllokimi (parlamentar/ presidencial), thjesht ishin “fshehur” prapa përceptimit të ndërtuar mediatikisht për “rrezikimin e maqedonasve nga shqiptarët”?… Pse kaq shumë qëndresë ndaj Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili, për fat të mirë, as përafërsisht nuk u efektua në ndryshimet kushtetuese, një vit më vonë? Për këtë fakt, rrallë kush dëshiron të diskutojë, dhe akoma më rrallë të pyes: a mbetet albanofobia fobia më e madhe, para së cilës është ekspozuar pa mëshirë publiku maqedonas? Gjykuar sipas zhvillimit të ngjarjeve, ajo mbetet “karta më e sigurt” për destabilizimin e sistemit dhe shoqërisë, gjithmonë kur duhet të shkohet përpara (anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE). Asgjë nuk dallon as tani, me problematizimin e të gjitha parametrave të Marrëveshjes së Ohrit.
Shkruan: Nikica Korubin*
Historia e mbështetur në fakte, pavarësisht sa e largët është – 5, 50, 500 apo 5.000 vjet, duket të jetë problemi më i madh për publikun tonë të dirigjuar. Për faktet, të gjithë shmangen të flasin. Dhe, nëse nuk i njohim, nuk i vlerësojmë dhe nuk i kontekstualizojmë faktet, nuk kemi asnjë të vërtetë, e përmes këssaj as vetëdije për realitetin që e jetojmë. Dhe, nëse nuk e kemi vetëdijen, atëherë si i marrim vendimet dhe si i vlerësojmë vendimet e marra nga autoritetet, cilado qofshin ato në rendin kushtetues?
Ndërsa kjo është kohë për marrjen e “vendimeve” që mbrojnë ose rrezikojnë rendin kushtetues, do të thotë sistemin në të cilin funksionojmë dhe jetojmë si qytetarë individualë; faktet paraqiten si faktor kyç, në kuptimin e ngjarjeve dhe të pasojave. Dhe, kur ka fakte, nuk ka vend për përceptim, kjo “lojë” e preferuar e çdo propagande të destinuar, manipulimi dhe dezinformimi gjatë krijimit të mendimit publik. Për shkak se qëllimi i përceptimit është që të fshehë faktet.
Cila është përceptimi për Ligjin për gjuhët, i ndërtuar dhe mbajtur “në jetë” në mënyrë permanente plotë shtatë vjet nga hyrja e tij në parlament në shtator të vitit 2017, deri në miratimin e tij të dyfishtë, në janar e pastaj në mars të vitit 2018, dhe përfundimisht hyrja e tij në fuqi në janar të vitit 2019? A është se nevojiten dy vjet për të zbatuar një dispozitë kushtetuese dhe një të drejtë? Apo që peripecitë dhe bllokimi (parlamentar/ presidencial), thjesht ishin “fshehur” prapa përceptimit të ndërtuar mediatikisht për “rrezikimin e maqedonasve nga shqiptarët”? Me çfarë qëllimi, nga ana partiake/patokratike, histerizohej publiku i ushqyer me manipulime dhe dezinformata, kultivohej albanofobia, dhe u anashkaluan e u maskuan të gjitha faktet e mundshme?
Që në fund, faktet, të jenë një justifikim potencial (mendimi i Komisionit të Venecias), për suprimimin ose rishikimin e të njëjtit? Por, para se të dëgjojmë se çfarë mendon Komisioni i Venecias, është mirë të rikujtojmë “historinë”: Përveç se Ligji për përdorimin e gjuhëve, me siguri mban rekordin për endjen nëpër parlament, padyshim mban rekordin për amendamentet e paraqitura (35.569 – nga të cilat 35.563 nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, katër nga deputetët e LSDM-së dhe dy nga deputetët e Besës) dhe, veçanërisht mban e debatit të pakuptimt (për mungesën e të cilit vajtohet vazhdimisht), përmes krijimit të 10 grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, të cilët me këtë rast për disa muaj aktruan palët e konfrontuara, përmes mundësisë “të fituar” për replika të pafundme: një truk nga repertori për relativizimin e plotë të pushtetit më të lartë, legjislativ.
Atëherë, pse kaq shumë qëndresë ndaj Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili, për fat të mirë, as përafërsisht nuk u efektua në ndryshimet kushtetuese, një vit më vonë? Për këtë fakt, rrallë kush dëshiron të diskutojë, dhe akoma më rrallë të pyes: a mbetet albanofobia fobia më e madhe, para së cilës është ekspozuar pa mëshirë publiku maqedonas? Gjykuar sipas zhvillimit të ngjarjeve, ajo mbetet “karta më e sigurt” për destabilizimin e sistemit dhe shoqërisë, gjithmonë kur duhet të shkohet përpara (anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE). Asgjë nuk dallon as tani, me problematizimin e të gjitha parametrave të Marrëveshjes së Ohrit.
E po, pas abrogimit të balancuesit dhe komprometimit të së drejtës për përkatësi etnike, me të cilin rrezikohet edhe parimi i shumicës së Badinterit, radhën e ka e drejta e rregulluar për përdorimin e gjuhës shqipe e cila, sa për rikujtesë, me fjalët e Komisionit të Venecias, fjalëpërfjalë thotë: “Shumë dispozita të Ligjit për gjuhët i tejkalojnë standardet e definuara europiane, veçanërisht në Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe në Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe të Pakicave. Kjo, në parim, është për t’u lavdëruar. Komisioni i Venecias e përshëndet gatishmërinë e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar gjendjen gjuhësore të bashkësive.”
Tingëllon e njohur? Sa herë është përcjellë kjo pjesë në “publikun” tonë nga mediat e përgjegjëshme? Sa herë, është shfrytëzuar ky fakt nga “elitat” politike gjatë angazhimeve për një shoqëri shumetnike dhe shumëgjuhësore? Pak, rrallë, fare? A i di fare publiku vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe për çfarë kanë të bëjnë ato? A e di që ato flasin për efikasitetin e zbatimit dhe se si të realizohet kjo (në kontestet gjyqësore, në shëndetësi, në administratë) dhe nuk e kontestojnë aspak, përkundrazi e lavdërojnë këtë të drejtë kushtetuese për gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, të barabartë me gjuhën maqedonase kudo dhe në gjithë territorin, përveç se në marrëdhëniet ndërkombëtare? Dhe, të drejtat e gjuhëve të tjera në bashkësitë lokale?
Dhe, prandaj askush nuk flet për faktet. Sepse me faktet (Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë), ne kemi një shtet funksional, të drejtë dhe bashkëkohor, brenda mes qytetarëve dhe jashtë me fqinjët dhe rend juiridik ndërkombëtar. Dhe çdo përceptim që imponohen si një mbulesë për sulm faktik ndaj këtyre tri shtyllave të stabilitetit tonë dhe sigurisë evropiane, në fakt është ikje me dëshirën për t’i anuluar përfundimisht faktet. E, nga faktet, askush nuk ka ikur, sidomos nga pasojat e injorimit të tyre.
*Autorja është ish-deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Shkrimi është publikuar në faqen e saj në Facebook. Përktheu: kdp.mk