Daniel Serwer, ish-diplomat amerikan, ekspert për Ballkanin dhe proefosr në universitetin John Hopkins, në intervistë për tv komercial FACE TV, me bazë në Sarajevë, ka folur për pritjet nga admanistrata e re amerikane në ballë me presidentin Donald Trump. Parashikimet e tij kanë bërë që citimi i intervistës të marrë këtë titull: “Daniel Serwer SHOKON”. kdp.mk sjell thekset kryesore të këtij prononcimi që po citohet gjerësisht në rajon.
- A do të përshpejtohet çkadoqoftë në Ballkanin Perëndimor kjo që Serbia, politianët serbë janë në lidhje të mira me Putinin, ndërsa bënin tifo për Trumpin,kurse ata të dy, Trumpi dhe Putini do të nisin shpejt negociatat edhe rreth Ukrainës, edhe rreth Evropës. A duhet BeH të jetë e merakosur dyfish, edhe për shkak të Rusisë, edhe për shkak të Amerikës?
Daniel Serwer: Po, asolutisht! Keni plotësisht të drejtë! Moska e Uashingtoni kanë pikëpamje tejet të afërta lidhur me çështje të ndarjes etnoterritoriale se ç’kishte administrate e Bidenit. Administrata e Bidenit, sipas mendimit tim, nuk ishte fort e mire në Ballkan, pork jo nuk do të thotë se administrate e Trumpit do të jetë më e keqe. Unë mendoj se do të jetë dhe mendoj se janë rritur gjasat për destabilizim dhe lluftë potenciale.
- Po luajmë pak me fjalë: Tramp në gjuhët sllave do të mund të nënkuptonte trambë, zëvendësim, unë ty, ti – mua, ty – kjo, për diçka tënden. E, Trumpi është tyxhar. A mund të shqetësohemi se ai si tregtar në këtë botë, tani si President, do të mund të bëj diçka shpejt, vërtetë brenda natës për territoret në Ballkan, duke menduar për atë shkëmbimin e territoreve në Kosovë ose ndarjen e Kosovës, ose diçka në Mal të Zi, ose diçka në BeH?
Daniel Serwer: Mendoj se ai edhe nuk është aq i mirë në arritjen e marrëveshjeve. Tha se do të arrijë marrëveshje me Korenë e Veriut dhe nuk e arriti, me Izraelin dhe Palestinën nuk e arriti. Nuk arrinë marrëveshje të mira. Është i mire të tërheq armiqtë të cilët I konsideron të fuqishëm! Njerëzit në Ballkkan duhet të shqetësohen për këtë! Madje, edhe para inaugurimit mund të ndodhin ndryshime të cilat mund të ndihmojnë zhvillimin negativ, testruktiv të ngjarjeve.
- Dy-tri herë gjatë emisionit po ma përsëritni se “në Ballkanin Perëndimor mund të ndodhë diçka” para inaugurimit. Çka?
Daniel Serwer: Mund të ndodhë shumëçka! Mund të përshpejtohet, të ndodhë ndarja e Kosovës. Kosova është rreziku më direct sesa BeH. Bosnjë e Hercegovina…Vuçiq nuk e mështet në plotëni secesionin e Repulika Serpskës ngase kjo aitij I shkakton proleme. Ai vërtet e dëshiron Kosovën veriore, e ka thënë këtë qartë kur nisi rebelimin për veriun e Kosovës dhe kur e sponzorizoi atë incidentin në veri të Kosovës. Është e qartë se çka dëshiron Vuçiq. Dëshiron Kosovën veriore. Dhe, sinqerisht, mendoj se edhe mund ta marrë. Dhe, nëse ia del, kjo atëherë do të lëvizë gjërat në Bosnjë e Hercegovinë, ndoshta edhe në Mal të Zi e ndoshta edhe në Sanxhak! Sepse, në fund, kur e incioni këtë ndarjen territoriale, kjo bëhet normë! Norma ka të bëj me Serbinë Jugore dhe me Sanxhakun si dhe me Bosnjë e Hercegovinën dhe me Kosovën. Kjo është arsyeja pse amerikanët e kanë kundërshtuar këtë. Ata kanë mbrojtur atë respektimin e kufijve territorial të ish-Jugosllavisë, që ata kufij të ruhen përkundër dallimeve etnike brenda atyre kufijve. Trumpi do të mund të jetë i tunduar ta braktisë këtë praktikë. Mendoj se do të pritet pozitivisht në Banja Lukë, në Beograd, ndoshta edhe në Podgoricë!
- Profesor, është shokuese kjo që pohoni se Amerika me Trumpin do të ndryshojë thellësisht politikën jo vetëm në botë po këtu ku ne na intereson, në Ballkanin Perëndimor!
Daniel Serwer: Do ta shtoja këtë – dotë isha fort i gëzuar nëse del se gaboj. Do të isha i entuziazmuar që kur të vijë administrate e Trumpit BeH të jetë një shtet unik, që Kosova të jetë shtet unik dhe këtu të investojnë fuqinë politike e ushtarake. Do të isha i entuziasmuar që kjo të jetë kështu, por në bazë të kësaj që po vërej, ekziston një prirje e njerëtve të Trumpit të pranojnë ndarjen etno-territoriale.
- E dimë këtu se kurdorherë që flitet, sidomos për kufijtë, kjo domethënë luftë!
Daniel Serwer: Pikërisht kështu!
- Po hyjmë në pasiguri të reja?
Daniel Serwer: Po! Janë këto ato pasiguritë e moçme, fatkeqësisht! Nga shpërbërja e Jugosllavisë kontestohen kufijtë. Mirëpo, dallimi është se tani amerikanët nuk do të jenë me palët e drejtë, por me atë të gabuarën!/KDP/