E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

GASHI: NDRYSHIMET KUSHTETUESE VAREN NGA VULLNETI POLITIK

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në një intervistë për MIA-n tha se, nuk mund të jap përgjigje konkrete nëse deri në fund të dhjetorit do të fillojë ose jo procedura për ndryshimet kushtetuese në kontekst të hapjes së negociatve me BE-në: “Edhe mundemi por edhe nuk mund të themi. Nëse diçka nuk varet nga ne, nuk mund ta pohojmë se do të ketë ose jo”. Ai e e konsideron të shkëlqyer komunikimin me kryeministrin Hristijan Mickosi dhe presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Për koalicionin qeveritar ai thotë se është stabil.

“Marrëdhëniet janë korrekte, kanë marrëdhënie të mira në koalicion nga sa shoh dhe mendoj se edhe pse aktorë të tjerë politikë apo ndonjëherë publiku apo gazetarët përpiqen ta portretizojnë ndryshe, mendoj se numri i deputetëve, shumica prej 78 deputetësh në vetvete tregon se shumica është e qëndrueshmethekson”, tha Gashi.

“Pjesa e dytë që ka të bëjë me vullnetin politik, ajo është çështje më shumë për aktorët politik, liderët e partive politike, e shumicës apo dy të tretën e deputetëve të cilët duhet t’i miratojnë ato ndryshime dhe për këtë nuk mund të përgjgijem”.

Lidhur me kritikat e vazhdueshme nga rivali i tyre politik, BDI-ja opozitare e cila udhëheq me Frontin Evropian, Gashi thotë se nuk duhet të ketë iluzione se partitë që janë në opozitë do të pushojnë së foluri apo nuk do ta kritikojnë qeverinë.

“Kështu do të ndodhë gjithmonë. Qytetarët janë ata që në fund do të vlerësojnë atë që po bën qeveria dhe çfarë po bën opozita dhe nëse kritikat janë të justifikuara. Mendoj se kemi një edukim të lartë politik të qytetarëve. Pra, qytetarët tanë janë shumë të politizuar, mbase shumë, ndoshta më shumë se ç’duhet dhe prandaj çfarëdo që të thoni si pushtet, si opozitë, si deputet, çdo kritikë nëse mban ujë apo jo, qytetarët e vlerësojnë atë”, theksoj Gashi në intervistën për MIA-n.

 

Të fundit