E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

TRUMPI IA KALOI PRESIDENTIT BIDEN NË 6 SHTETE KYÇE BLU

Nga Eduard Zaloshnja

Para katër vjetësh, Presidenti Biden ngjyrosi blu 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (bluja është ngjyra përfaqësueseve e Demokratëve në SHBA). Këtë vit, Trumpi i bëri të kuqe këto 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (e kuqja është ngjyra përfaqësueseve e Republikanëve në SHBA). Në fakt, ai mori më shumë vota se sa kishte marrë Biden në secilin nga këto 6 shtete (Georgia, Arizona, Wisconsin, Pennsylvania, Nevada, dhe Michigan).

Numërimi i votave ende s’ka mabaruar në këto 6 shtete (në Arizona ka mbetur pa numëruar çereku i votave), por mediat kryesore kanë llogaritur me përfërsi numrat përfundimtare të tyre (në bazë të të cilave shpallën fituesin pa mbaruar numërimi). Bazuar në projeksionet e numrave të votave, rezulton se Trumpi ka marrë në 6 shtetet plot 610 mijë vota më shumë seç mori Presidenti Biden katër vjet më parë (shihni tabelën e mëposhtme). Vetëm në Georgia dhe Arizona ai mori plot 414 mijë vota më shumë se sa Presidenti Biden.

Po Kamala si doli në krahasim me Presidentin Biden?

Në 6 shtetet e mësipërme në total, Kamala mori po aq vota sa ç’kishte marrë Presidenti Biden para katër vjetësh. Por në tre shtete mori më shumë e në tre të tjera më pak (shihni tabelën e mëposhtme).

Sidoqoftë, Trumpi mori sivjet më shumë vota në të gjashta shtetet, krahasuar edhe me votat e Kamalës, edhe me  të Presidentit Biden para katër vjetësh…

Të fundit