E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

MESATARET E SONDAZHEVE MË TË FUNDIT NË SHBA

Nga Eduard Zaloshnja

Meqë falë sistemit elektoral presidencial në SHBA, gara është përqendruar aktualisht në 7 shtete kyçe ndër 50 shtetet e federatës amerikane, shumë faqe interneti mesatarizojnë sondazhet e ndryshme që zhvillohen në secilin nga këto shtete. Por disa prej tyre mesatarizojnë sondazhe të javëve të fundit, ndërsa disa të tjera i selektojnë sondazhet bazuar në kritere të ndryshme statistikore.

Report TV dhe Shqiptarja.com, me ndihmën e statisticienit Eduard Zaloshnja, ka mesatarizuar vetëm sondazhet e tre ditëve më të fundit (2-4 nëntor) në secilin nga shtetet kyçe për garën presidenciale në SHBA, si dhe ka llogaritur intervalin e sigurisë statistikore të rezultatit në secilin shtet (bazuar në mesataren e ponderuar të marzhit të gabimit statistikor).

Me siguri statistikore pothuaj të plotë, Kamala Harris mbetet në Shtëpinë e Bardhë po fitoi në Pennsilvani, Miçigan dhe Uiskonsin (qoftë edhe me vetëm 0.0001% epërsi në secilin shtet). Përndryshe, ka disa skenarë në të cilët mund të fitojë ose Trump, ose Kamala.

Të fundit