Mesazhi im si ambasadore e Shteteve të Bashkuara këtu në Maqedoni është shumë i qartë, siç ishte edhe me zgjedhjet tuaja. Është absolutisht e rëndësishme që çdo qytetar të dalë dhe të votojë, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler e pyetur se cilat ishin pritshmëritë e saj dhe çfarë mund t’u thoshte bashkëqytetarëve të saj për zgjedhjet presidenciale të sotme në Shtetet e Bashkuara.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Ageler tha se votimi në demokraci është një detyrë e shenjtë dhe një privilegj i madh.
“Unë votova. Unë pres dhe shpresoj për një tranzicion paqësor dhe të drejtë të pushtetit, kjo është ajo që ne presim. Unë, si të gjithë ju, pres me padurim se kush do të fitojë. Ne do të shikojmë së bashku”, tha Ageler, e cila mori pjesë sot në një konferencë të nivelit të lartë të bashkëpunimit policor dhe doganor.
Aktualisht, në SHBA qytetarët amerikanë po votojnë në zgjedhjet e e 60-ta presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete kryesore që pritet të përcaktojnë rezultatin mes ish-presidentit republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentes demokrate, Kamala Harris.
Zgjedhjet amerikane pritet të kenë implikime të mëdha për luftën e Rusisë kundër Ukrainës, luftërat në Lindjen e Mesme dhe për çështje të tjera botërore, sikurse janë ndryshimet klimatike.
Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 (11:00 sipas kohës lokale në Maqedoninë e Veriut) në disa shtete lindore dhe votimet do të vazhdojnë në mbarë vendin, përfshirë në Alaskë dhe Havai, deri në orët e mbrëmjes në shtetet që gjenden në perëndim të Shteteve të Bashkuara.
Rreth 240 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje, të cilat do të vendosin gjithashtu përbërjen e dy dhomave të Kongresit – Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Cila parti i kontrollon ata do të ketë një ndikim të madh në agjendën e politikave të presidentit të ardhshëm.
Rezultati i kësaj gare të ngushtë nuk pritet të dihet për ditë të tëra në disa shtete sikurse Pensilvani, ku numërimi i votave me postë është proces më i ngadalshëm. Dalja në zgjedhje pritet të jetë e lartë, sipas Byrosë së Regjistrimit.
Duke gjykuar nga sondazhet kombëtare dhe shtetërore, diferenca midis Donald Trump dhe Kamala Harris mund të jetë aq i ngushtë në disa vende sa mund të kërkojë një rinumërim, raporton BBC.
Vendvotimet e para në të gjithë SHBA-në do të mbyllen të martën në mbrëmje në mesnatën EST (18:00 EST), dhe qendrat e fundit të votimit do të mbyllen herët në mëngjesin e së mërkurës në orën 7:00 të mëngjesit EST (1:00 pasdite EST).
Harris, zëvendëspresidente demokrate dhe Trump, ish-president republikan që kërkon një mandat të dytë katërvjeçar, kaluan eventin e fundit të fushatës duke paraqitur pikëpamjet e tyre tek votuesit në shtatë shtetet kritike që mund të vendosin fituesin.
Dy kandidatët zhvilluan dje tubimet e fundit. Kamala Harris ishte në Filadelfia, Pensilvani, ndërsa Donald Trump mbajti fjalimin e tij të fundit në Grand Rapids, Michigan.
Nëse Harris dhe Trump dështojnë të arrijnë shumicën prej 270 votash në Kolegjin Zgjedhor, Dhoma e re e Përfaqësuesve në janar do të zgjedhë presidentin dhe Senati i ri po ashtu do të zgjedhë nënpresidentin.
Më shumë se 77 milionë votues veçse kanë votuar, por zgjedhjet e 5 nëntorit do të jenë test kritik se cili kandidat ka bërë punë më të mirë për të bindur mbështetësit e tyre që të votojnë.