Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez, Nihon Hidankyo, organizatë e të mbijetuarve të sulmeve me bombë atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.
Ata bëjnë thirrje vazhdimisht për braktisje të armëve bërthamore.
“Rrënjët e lëvizjes së të mbijetuarve të bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e njohur edhe si Hibakusha, shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet për ta bërë një botë pa armë bërthamore, dhe duke na treguar si dëshmitar që armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”, ka thënë Komiteti, teksa e ka bërë të ditur fituesin.
“Përpjekjet e jashtëzakonshme të Nihon Hidankyos dhe përfaqësuesve tjerë të Hibakushas, kanë kontribuuar shumë në krijimin e tabusë bërthamore”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit e ka bërë të ditur këtë lajm të premten nga Osloja, duke zgjedhur këtë grup në mes të 197 individëve dhe 89 organizatave të nominuara.
Çmimi ka vlerën e rreth 1 milion dollarëve.
Vitin e kaluar, me këtë çmim është nderuar aktivistja iraniane për të drejta të grave, Narges Mohammadi./REL/