E enjte, 12 Shtator, 2024

LAZIM DESTANI NJË KORIFE PREJ FILANTROPI NË BOTËN SHQIPTARE

Në një bisedë që patëm me mikun tim, vëreja energjinë dhe talentin e tij pë biznes, por edhe modestinë e tij dhe vullnetin për t’i ndihmuar njerëzit. Ishte kënaqësi të rrish dhe të bisedosh me këtë njeri. Ai ka një ndjenjë të hollë për ekselencë dhe humor, një kozmopolitizëm inter-kulturor dhe figurë karizmatike. Në shumë takime që ka pasur me personalitete botërore, me kancelarë e burrështetas dhe liderë të vendeve, ai ka sensibilizuar kauzën e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të trevave të tjera shqiptare.

Shkruan: Merxhan Jakupi

Ish-presidenti amerikan, Ronald Regan, shumë kohë më parë, para ekraneve televizive i ishte drejtuar opinionit publik amerikan me një fabul: “Sa më shumë që Amerika të ketë milionerë dhe miliarderë, aq më shumë i gjithë kombi ynë do të jetojë në begati, mirëqenie dhe standard të lartë jetese”. Ndërkaq, në epokën komuniste, diktatorët e shteteve përkatëse gjithë pasurinë nëntokësore dhe mbitokësore e trajtonin në mënyrë të centralizuar. Vaclav Havel, këta tiranë dhe despotë i quante miliarderë të kuq, të cilët kishin uzurpuar gjithë pronat e vendit të tyre dhe e kishin zhveshur deri në palcë popullin, që jetonte në mjerim, varfëri dhe agoni. Ismail Kadare viteve të 90-ta, në një takim me diasporën shqiptare kishte përsëritur një fabul të ngjashëm si atë të presidentit amerikan Ronald Regan, se “sa më shumë të ketë milionerë dhe miliarderë bota shqiptare, aq më shumë mirëqenie, begati dhe jetë të lumtur do të ketë kombi shqiptar, ndaj dhe duhet të shkëputemi nga doktrina e ideologjive staliniste dhe enveriste, duhet të shkëputemi nga klishetë e vjetra dhe hipotezat patetike, që janë trashëguar nga diktatura komuniste.

NJË DARKË POMPOZE

Pas shembjes së komunizmit dhe fillimit të trazicionit në ish-shtetet socialiste, nga një ekonomi e centralizuar u kalua në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist dhe gradualisht në botën shqiptare filluan të lindin kapitalistë dhe, krahas me këtë, dolën në sipërfaqe disa kompani që u rritën shumë shpejt dhe pronarët e tyre u bënë milionrë dhe miliarderë.

Një ndër multi-kompanitë në botën shqiptare ishte edhe ajo Ecolog, me  pronar Lazim Destani. Kjo kompani shtrihet me investimet e veta në gjithë globin. Në tri dekadat e fundit, kjo multi-kompani me pronarin e saj, Lazim Destanin, ka dhënë kontribut të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit me investime në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe në trevat e tjera me popullsi shqiptare. Kompania Ecolog ka kontribuar në shumë fusha. Pos për punësimin e një numri të madh të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani paralelisht ka ndihmuar ekonominë e këtij vendi me investime dhe paratë e pagave që i kanë marrë punëtorët e këtushëm, të cilët i kanë shpenzuar në ëtë vend dhe e kanë ngjallur ekonominë.

Në një darkë pompoze, pronari i kompanisë Ecolog, miku im Lazim Destani, kishte ftuar edhe disa miq të tjerë të afërm. Ishim në rezidencën e tij në Ecolog dhe pasi pimë kafe me nikoqirin Lazim Destani, ai na futi në një sallon, ku ishte një tryezë e rrumbullakët prej qelqi dhe bronzi. Ishte një tryezë gjigante dhe brilante. Nikoqiri na tregoi se në këtë tryezë është mbajtur Samiti G-8, para bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, në pranverën e vitit 1999.

Lazim Destani  është i lindur në një mjedis patriarkal e rural, në një katund të Malësisë së Sharrit, pikërisht në Bozovcë. Disa dekada më parë, banorët e këtij fshati të largët të Tetovës, kishin një jetë të rëndë dhe skamnore, ngjashëm si në poemën “Legjenda e misrit” të Migjenit. Lazim Destani, ky malësor, ishte utopike të mendohej do të bëhet një ndër pronarët e multi-kompanisë globale. Rrugëtimi i gjatë i jetës së këtij malësori ishte me shumë peripeci, me batica dhe zbatica. Malësori Destani, me zemër të çeliktë u bëri ballë të gjithë stuhive dhe cunameve.

 FILATROP E HUMANIST

Në një bisedë që patëm me mikun tim, vëreja energjinë dhe talentin e tij pë biznes, por edhe modestinë e tij dhe vullnetin për t’i ndihmuar njerëzit. Ishte kënaqësi të rrish dhe të bisedosh me këtë njeri. Ai ka një ndjenjë të hollë për ekselencë dhe humor, një kozmopolitizëm inter-kulturor dhe figurë karizmatike. Në shumë takime që ka pasur me personalitete botërore, me kancelarë e burrështetas dhe liderë të vendeve, ai ka sensibilizuar kauzën e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të trevave të tjera shqiptare. Në shumë takime me liderët botërorë ka piketuar diskriminimin dhe shtypjen e shqiptarëve nga kasapi i Ballkanit dhe golgotat e tjera pan-sllaviste.

Lazim Destani rrëfente për pjesëmarrjen e tij në një konferencë ndërkombëtare kushtuar Ballkanit Perëndimor në Ohër, ku merrnin pjesë ministra, diplomatë të BE-së ShBA-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Në spotin e hapjes së samitit dukeshin shtetet e Ballkanit Perëndimor, por z. Destani kishte vërejtur  se në hartë Republika e Kosovës ishte bashkëngjitur, pa një ndarje kufijsh me Serbinë. Destani kishte në krah mikun e tij, një senator nga ShBA që kishte kontribuar për çështjen e Kosovës dhe i kishte treguar për këtë shkelje të rëndë nga nikoqiri. Senatori amerikan, i revoltuar, u ngrit në këmbë dhe iu drejtua tashmë ish-kryeministrit maqedonas, nikoqirit Nikolla Gruevski, i cili në të moment ishte duke mbajtur fjalimin. Pas një reagimi dhe intervenimi të hapur të senatorit amerikan, në sallë kishte ra një heshtje nga të pranishmit. Ish-kryeministri maqedonas pranoi gabimin si një çështje teknike dhe më vonë ky gabim ishte korrigjuar, në hartë ishte prezantuar me kufijtë e vet Republika e Kosovës.

Lazim Destani rrëfente për intervistën që i kishte dhënë një gazete prestigjioze perëndimore, ku gazetari e kishte pyetur në fillim për kompaninë Ecolog dhe pastaj edhe për atë nëse ishte një miliarder. Ai ishte përgjigjur me një buzëqeshje se kompania Ecolog ka të punësuar dhjetëra mijë punëtorë në të tre kontinentet. Me këtë kompani, më shumë kanë përfituar punëtorët e punësuar në atë kompani, familjet e tyre, njerëzit e fushave të ndryshme, shtetet ku ka investuar etj. Pra, i kishte thënë gazetarit, Lazim Destani, se kjo kompani s’është vetëm e atij, por e të gjithë të punësuarve të saj. /12 gusht 24/

 

Të fundit