E shtunë, 20 Korrik, 2024

SHBA: DORËHIQET GAZETARJA QË INTERVISTOI BIDENIN ME PYETJE TË STAFIT TË TIJ

Një prezantuese e radios në Filadelfia, e cila intervistoi Presidentin amerikian Joe Biden më 3 korrik, ka dhënë dorëheqjen pasi parashtroi pyetje të marra nga stafi i Presidentit, – përcjell kdp.mk njoftimin e Zërit të Amerikës.

Andrea Lowful Senders që drejtonte emisionin “The Source” në radio stacionin lokal WURD, i bëri Bidenit katër pyetje të tilla në intervistën që ai dha pas debatit të parë presidencial.

WURD, stacioni i vetëm radiofonik i Pensilvanisë në pronësi të zezakëve, tha se intervista ishte rregulluar dhe caktuar pa dijeninë ose konsultimin e menaxhmentit. Në një kumtesë, presidentja e WURD, Sarah M. Lowmax tha se pyetjet e paraqitura nga ekipi i fushatës “shkelin praktikën tonë për të mbetur një media e pavarur”.

WURD dhe Loful Seders kanë “ranë dakord reciprokisht” që të ndahen, thuhet në komunikatën e lëshuar.

“Si stacioni i vetëm radiofonik i pavarur në pronësi të zezakëve në Pensilvani, Radio WURD ka kultivuar besimin e audiencës sonë për 20 vjet. Kjo është diçka që ne e marrim shumë seriozisht. Të pranosh paraprakisht një pjesë të pyetjeve, kjo e komprometon këtë besim dhe nuk është praktikë e Radio WURD Radio,” -tha Lowmax.

Në një intervistë për mediat amerikane, Lawful Sanders tha se ekipi i Bidenit i dërgoi tetë pyetje, katër prej të cilave ajo i bëri. Një prezantues tjetër i radios, i cili gjithashtu intervistoi Biden në Milwaukee, tha se edhe atij i janë dhënë pyetje para intervistës, prandaj nuk kishte mundur të pyeste gjithçka që donte.

Një zëdhënës i fushatës së Bidenit u tha mediave se nuk ishte e pazakontë që ata të ndanin tema të bisedës dhe se Sanders kishte lirinë të shtronte pyetje të tjera.

“Nuk i kushtëzojmë intervistat me pranimin e pyetjeve tona, kurse gazetarët janë gjithmonë të lirë të bëjnë pyetje që ata mendojnë se do t’i japin informacionin më të mirë publikut të tyre,” – tha zëdhënësi i fushatës.

Associated Press transmetoi deklaratën e një personi i cili është në dijeni me mënyrën se si fushata e Bidenit cakton intervistat, që tha se ekipi po planifikon t’i jap fund praktikës që gazetarëve t’u propozohen paraprakisht pyetjet, – përcjell kdp.mk njoftimin e Zërit të Amerikës.

Të fundit