E premte, 19 Korrik, 2024

MASH: EDHE KËTË JAVË DO TË VAZHDOJË PAGESA E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR NXËNËSIT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se kompensimi në të holla në bazë të masës kundër krizës për mbështetjen e familjeve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme vazhdojnë të paguhen në faza edhe gjatë kësaj jave të punës.

“Mjetet nuk janë paguar nga udhëheqësia e mëparshme. Edhe pse ishte premtuar mbështetja, pagesa u realizua vetëm për një ose dy muaj dhe atë për një numër të vogël aplikantësh. Kjo është një konfirmim për neglizhencën e qytetarëve nga Qeveria e kaluar. Shuma mujore është duke u paguar dhe presim që procesi të përfundojë plotësisht brenda muajit të ardhshëm. Kërkojmë nga qytetarët që të kenë durim, sepse të gjithë ata që i plotësojnë kushtet do t’i marrin mjetet e parashikuara. Javën e kaluar janë kryer pagesat e mbështetjes financiare për muajt shkurt dhe mars për rreth 13 mijë nxënës”, thuhet në njoftimin e MASH-it, nga ku nënvizojnë se të rinjtë do të jenë në fokusin e Qeverisë së re.

“Njëkohësisht, duam të potencojmë se me ardhjen e Qeverisë së re, të rinjtë do të jenë në fokus të politikave , ndërsa cilësia e arsimit dhe mundësitë për realizimin e potencialit personal brenda kufijve të vendit të tyre do të planifikohen dhe rriten vazhdimisht. Në vend të zgjidhjeve periodike dhe afatshkurtra, janë planifikuar masa cilësore sistematike dhe afatgjata për të mbështetur nxënësit, studentët dhe familjet e tyre”, thuhet në njoftim./MIA

Të fundit