Qytetarët e Maqedonisë së Veriut renditen në vendin e 49-të në botë sipas koeficientit mesatar të inteligjencës, bazuar në të dhënat nga faqja “International IQ Test“, transmeton KDP.MK
Kjo listë është përpiluar nga rezultatet e 1,691,740 personave nga e gjithë bota që kanë kryer të njëjtin test inteligjence në vitin 2023.
Sipas kësaj liste, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë një koeficient mesatar inteligjence prej 98,83, që është afër mesatares globale prej 100.
Rezultati paraprak i vitit të kaluar për qytetarët e Maqedonisë së veriut ka qenë 98,21 pikë koeficient.
Ndryshe, dhjetë vendet me koeficientin më të lartë të inteligjencës janë: Koreja e Jugut (107,54), Kina (106,99), Irani (106,84), Japonia (106,18), Singapori (106,18), Austria (102,71), Kanadaja (102,6), Gjermania (102,36), Sllovenia (102,31) dhe Mongolia (102,3).