E premte, 19 Korrik, 2024

KËSHILLA PRAKTIKE: SI TA PËRDORNI BOJLERIN?

Bojleri është një nga pajisjet që konsumon më shumë energji elektrike. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni parasysh se në cilën temperaturë duhet vendosur për të kursyer, veçanërisht gjatë ditëve të verës kur pajisjet e tjera, kondicionerët, janë konsumatorë të mëdhenj.

Një bojler mesatar konsumon për një orë mesatarisht dy kWh. Për dallim nga shumica e pajisjeve të tjera, bojleri nuk do të harxhojë më pak energji elektrike nëse kryesisht e mbani të fikur, sepse gjatë çdo riaktivizimi uji ringrohet. Sigurisht, gjithçka varet nga familja. Nëse është shumanëtarëshe, atëherë është më mirë ta mbani të ndezur më shpesh, dhe nëse dikush jeton i vetëm  atëherë këtë duhet bërë sipas nevojës.

Në shumicën e bojlerëve temperatura është e paracaktuar, por për të kursyer energjinë elektrike termostati duhet të vendoset në ngrohje ekonomike, d.m.th. në një temperaturë ndërmjet 50 dhe 60 gradë Celsius.

Nëse termostati vendoset në 75+ gradë Celsius, gjasat janë shumë më të mëdha që bojleri të prishet më shpejt, para së gjithash ngrohëset, kurse edhe paraqitja e gurëve është e pashmangshme për shkak të ngrohjes së ujit pa nevojë.

Mos harroni, duhet të telefononi rregullisht hidraulikun për mirëmbajtjen e bojlerit! Bojleri dhe termostati duhet të pastrohen një herë në vit. Nëse dëgjoni gumëzhitje dhe fërshëllimë kur e ndizni, kjo është shenjë e paraqitjes së shtresave të gurëzve, ndaj bojlerin duhet pastruar sa më parë, aq më mirë! Nëse nuk e bëni këtë, bojleri  për disa javë mund të mos punoj dhe dëmi do të jetë shumë më i madh sepse do të duhet të riparohet dhe edhe fatura e energjisë elektrike do të jetë dukshëm më e lartë.

Të fundit