E premte, 13 Dhjetor, 2024

FEDERATA E MJEKËVE SHQIPTARË NË EUROPË BËN THIRRJE: “ZBULO ABUZIMIN ME DROGAT DHE MBRO FËMIJËT&RINJTË NGA VARTËSITË”! 

Në Shqipëri dhe Kosovë, përdorimi i drogave është një problem i madh dhe në rritje. Në Kosovë, numri i përdoruesve të drogës është në trend të rritjes, dhe adoleshentët po bëhen konsumues gjithnjë e më të shpeshtë. Për këtë qëllim, këto ditë, Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë mbajti me sukese Konferencën e XXIII europiane në Qytetin e bukur të Prizrenit. Kjo konferencë u realizua në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti”në kuadër të sensibilizimit të temës “Drogat dhe Shëndeti Mendor”, – përcjell kdp.mk njoftimin e Federatës. Në konferencë ka marrë pjesë edhe  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe personalitete të shquara të fushës.

Në konferencën që u zhvillua nën drejtimin e Dr Aurora Dollenberg, Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë,  u  paraqiten punime që hodhën më shumë dritë shkencore mbi këto sfida dhe probleme të të sotmes:

“Drogat dhe urgjencat më të shpeshta mjekësore”- Dr. Aurora Dollenberg-Specialiste e Urgjencës dhe Mjekësisë Familjare, Psikoterapiste, CEO Dollenberg Clinic;

“Ndikimi i substancave psikoaktive në gjendjen mendore të adoleshentëve” – Dr.Behar Kamberi, Specialist i Pediatrisë;

“Sfida institucionale për evidentimin dhe trajtimin e rasteve të abuzimit me drogat´´- Dr. Arsim Gerxhaliu-Specialist i Mjekësisë Ligjore;

“Mbështetje psikologjike dhe psikoterapeutike për familjarët e përdoruesve të drogës”- Arton Ademi – Specialist i Psikologjisë;

“Varësia nga droga si problem social dhe zvogëlues i aftësisë për punë”- Dr. Salih Bytyqi – Specialist i Mjekësisë së Punës ;

“Efekti i substancave psikoaktive në procesin e detoksifikimit në mjedisin spitalor: objektivat dhe sfidat”- Dr. Nik Agani- Specializimi në Psikiatri;

“Substancat narkotike dhe përdorimi i tyre tek adoleshentët dhe të rinjtë” – Dafina Broqi- Specialiste e Psikologjisë;

“Situata e përdorimit të drogës në Kosovë, droga të reja – sfida të reja” – Safet Blakaj – Specialist i trajtimit të drogës;

“Ndikimi i Inteligjencës Artificiale (AI) në trajtimin e çrregullimeve mendore”- Erdi Rexha– Drejtor-bordi studentor AMFE – Kosovë.

Pas shtjellimit të hollësishëm të kësaj çështjeje tepër të serioze janë miratuar edhe përfundimet përkatëse që kërkojnë mobilizimin e të gjitha levave  të shoqësisë e të institucioneve kompetente:

Sipas të dhënave të Qendrës Mediko-Psikoterapeutike Labirint, janë 5.000 – 6.000 përdorues të varur drogash në Kosovë, që kanë probleme me sjelljen dhe rrethin, ndërsa numri i përgjithshëm i përdoruesve kalon është mbi 300.000. Në Shqipëri, droga trafikohet përmes Kukësit ose Prizrenit, pastaj përmes Ferizajt dhe Gjilanit në Kosovë;

Shqipëria është një nga vendet kryesore të trafikimit tranzit të heroinës dhe kokainës;

Përdorimi i drogave ka pasoja të mëdha për shëndetin mendor. Përdorimi i substancave narkotike ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve;

Është e rëndësishme që të merret parasysh se përdorimi i drogave dhe varësia nga droga janë çështje serioze të shëndetit mendor dhe si të tilla kërkojnë trajtim profesional. Ndaj, nëse ju ose dikush që e njihni përballet me këto çështje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor.

Në njoftimin e Federatës bëhet po ashtu se me këtë rast me titullin ”Goodwill AMBASADOR”, për meritën e lartë të kontributit në Federatë, janë dekoruar disa personalitete shqiptare: Shaqir Totaj, Kryetar i Qytetit të Prizrenit, Dr. Arben Vitia, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Mentor Alishani, Rektor i Universitetit-Prizren “Ukshin Hoti” , Dr. Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Dr. Jusuf Ulaj, Këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Narqize Hoxhaj, Drejtoreshë e Spitalit të  Prizrenit. Në punimet e Konferencës kanë asistuar edhe familjarë të dy heronjëve të Kombit: Dr. Fahrije Jashari-Zv. Kryetare e Federtës Evropiane të Mjekëve – Suedi nga Familja e Adem Jasharit dhe Besniku, djali i Dr. Fahredin Hotit, Dëshmor i Kombit.

Të fundit