E premte, 19 Korrik, 2024

QEVERIA E RE ME 20 BURRA DHE TRI GRA, MOSHA MESATARE ËSHTË 47 VJEÇ

Mandatari për formimin e qeverisë së re do të jetë Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE i cili do të udhëheqë qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit, transmeton KDP.MK

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 zëvendëskryeministra dhe ministra të tjerë, 20 prej të cilëve kanë portofol.

Qeverinë e re do të ketë 20 burra dhe vetëm tre gra. Mosha mesatare e anëtarëve të qeverisë është 47 vjeç. Më i madhi është 66 vjeç dhe më i riu 33.

Pesëmbëdhjetë anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Shumica parlamentare që pritet të mbështesë Qeverinë e re në Dhomën e Legjislativit numëron 78 deputetë – 58 nga koalicioni VMRO-DPMNE, 14 nga VLEN dhe gjashtë nga ZNAM.

Ndërkaq, sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca plenare për zgjedhjen e qeverisë së re, të propozuar nga Hristijan Mickoski.

Mickoski paralajmëroi se Qeveria e re pritet të fillojë me punë nga e hëna. Rregullorja e punës së Kuvendit parasheh që seanca për zgjedhjen e Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.

Qeveria zgjidhet nëse pro saj do të votoj shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.

Të fundit