Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Mandatari Hristijan Mickoski ka njoftuar se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues të shtetit (Maqedonia e Veriut), transmeton KDP.MK
Qeveria zgjidhet nëse pro saj do të votoj shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. Qeveria e re e propozuar nga Mickoski numëron 24 anëtarë.
Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
LEXONI EDHE KËTË: ⤵
QEVERIA E RE MË 18 QERSHOR NË KUVEND, OSMANI RIKUJTON LEGJITIMITETIN SHQIPTARË
Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë në kampin maqedonas, ndërsa Fronti Evropian, i pari në kampin shqiptar me 19 deputetë, u zvogëlua në 18 pas rivotimit më 22 maj.
Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalicionin shqiptar VLEN, që pas rivotimit ka 14 deputetë.
Fonti Evropian e ka kundërshtuar këtë veprim, duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase, sepse po merret në pushtet një parti me më pak deputetë.