E shtunë, 20 Korrik, 2024

NDËRRON JETË ANTONIO BELUSHI, “ATI SHPIRTËROR I ARBËRESHËVE TË ITALISË”

Ka ndëruar jetë Atë Antonio Belushi, i njohur ndryshe edhe si “ati shpirtëror i arbreshëve në Itali”.

Kush ishte Antonio Bellushi?

Belushi, prift, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindi në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës në Itali.

I quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, Belushi ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik, veprimtar e humanist.

Antonio Belushi ishte adresa e pashmangshme e mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali. Biblioteka  e tij personale atje është model për ruajtjen e librave dhe revistave nga e gjithë bota shqiptare.

Ai ka iplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.

Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.

Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Në vitin 1966, një arvanitas i quajtur Elias Demetriou Bertoli i kërkonte At Belluscit një Gramatikë shqiptare, duke treguar kështu interesin e tyre të përbashkët për gjuhën dhe identitetin arbëror.

Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”.

“Në ballkonin tim vazhdojnë të valëviten tre flamujt, shqiptar, kosovar, dhe ai Italian. Ndërsa në bibliotekën time, portretet  si ajo e  Skënderbeut, Aleksandërit, Pirros,  Adem Jasharit, për mua  janë ndihmë,  burim force, e sensibilizimi që kjo Arbëri e arbëreshëve të jetë e përjetshme e mos të vdes kurrë!”  – At Antonio Bellushi .

 

Të fundit