E premte, 19 Korrik, 2024

MOMENTET MAGJIKE TË XHERDAN SHAQIRIT

Thomas Broich e përshkruan situatën rreth Xherdan Shaqirit më së miri.
Ish-futbollisti i Gladbachut, tani drejtor i të rinjve te Borussia Dortmundi, po punon si ekspert i futbollit për ARD gjatë Euro 2024, përcjell KDP.MK

Pas golit të Shaqirit ndaj Skocisë, Broich tha: “Ka pasur zëra nga kampi i Zvicrës që ka pasur dyshime për gjendjen fizike të Shaqirit. Por nëse ai është në gjendje të ofrojë momente si ky, o Zot, atëherë le t’i ketë tre kilogramë më tepër ndonjëherë”.

Ishte minuta e 26 e ndeshjes. Skocezi Anthony Ralston planifikonte një pasim për te mbrojtësit e qendrës. Topi erdhi te Shaqiri. Dhe në vend se të pranonte topin dhe më pas të shikonte për opsione, ai gjuajti direkt në portë. Pa shikuar fare, pa vlerësuar se ku është portieri skocez e ku është porta. Ai e ndjeu këtë. Duke parë se ku përfundoi topi, në kënd të portës, atëherë Shaqiri bëri vlerësim të drejtë të situatës.

Goli i Xherdan Shaqirit nga këndi i portës së Angus Gunn – portier i Skocisë.

0.04 për qind mund të kenë gjasat që goli të shënohej nga ajo pozitë. Pra ishte milje larg nga “shans për gol”. Këtë e pranon edhe portieri i Zvicrës, Yann Sommer.

Fillimisht mendova: pse po godet, të lutem mos godit. Por mënyra se si shkoi topi… Ky është Shaqiri, thjesht Shaqiri”, thotë Sommer.

Goli është për t’u mbajtur në kornizë. Dhe është pjesë e koleksionit që ngadalë por sigurt po shndërrohet në “ekspozitën e Shaqirit”.

Ai pas ndeshjes është ndalur në ‘Mix Zone’ duke folur për mediat e pranishme, derisa ka thënë se ngjarjet e mëdha janë krijuar për të, duke lënë të kuptohet se pse Murat Yakin e ftoi për Evropian. Gjashtë muajt te Chicago Fire nuk arsyetojnë ftesën për Evropian, pos nëse je Shaqiri.

Ishte një gabim i kundërshtarit që e shfrytëzova maksimalisht. Mendova se thjesht duhet ta gjuaja në këndë. Ishte një goditje perfekte”.

Është një gol shumë i bukur dhe i rëndësishëm. Ne donim të fitonim. Ngjarjet dhe ndeshjet e mëdha janë krijuar për mua”, tha Shaqiri.

32-vjeçari u pyet edhe për pritshmëritë që ka familja e tij ndaj tij, duke thënë se ata presin që në çdo turne të shënoj gola të tillë.

Familja ime tani pret që unë të shënoj një gol të tillë në çdo turne. Por unë qëndroj në tokë, dua të ndihmoj skuadrën. Ndaj Skocisë arrita ta bëj këtë”.

Rekordet dhe statistikat janë të këndshme për t’u parë, shpresoj që ato të mbeten në kujtesën tuaj përgjithmonë. Ishte intensive ndaj Skocisë dhe në fund të ditës ishte një barazim i drejtë”, përfundoi Shaqiri.

“Hat-tricku” ndaj Hondurasit në Botërorin 2014, goli me goditje gërshërë ndaj Polonisë në Euro 2016, goli i minutës së fundit ndaj Serbisë në Kupën e Botës 2018, dy golat ndaj Turqisë në Euro 2020 dhe tani vepra e artit ndaj Skocisë.

Fitnesi, ritmi, nuk janë në nivelin e mjaftueshëm, sipas Yakinit, për të luajtur çdo katër ditë në nivel të lartë. Por Shaqiri është i domosdoshëm pasi askush në ekipin nacional nuk e ka aftësinë e prodhimit të momenteve magjike si ai. Zvicrës i duhen momente të tilla në ngjarje madhore.

Me secilin lojtar tjetër të Zvicrës nuk do të ishte gol. Por me Shaqirin ishte. Ai është top, top-lojtar”, ka thënë selektori skocez, Steve Clark.

Edhe ata që nuk janë të përfshirë direkt janë të impresionuar nga goli i ëndrrave i Shaqirit.

E gjithë bota do ta kujtojë për momente si ky”, ka thënë ish-portieri i Anglise, Joe Hart për BBC.

Ai mund të jetë vërtet krenar që e bën këtë në skenat e mëdha”.

Ditë më parë Shaqiri u përgjigj në mënyrën e tij lidhur me gjendjen fizike.

Është thuajse turpërues për mua ky debat”.

Natyrisht, ai ishte gati të luante në çdo ndeshje. Pasi e përcolli nga stoli ndeshjen ndaj Hungarisë, Murat Yakin u pyet nëse kohës së Shaqirit te Zvicra i ka ardhur fundi.

Yakini e përsëriti përgjigjen që e ka thënë shpesh.

Do të vijë koha kur Shaqiri do të jetë i nevojshëm”.

Kjo ndodhi ndaj Skocisë. Shaqiri shmangu turpin personal e fillimit të dy ndeshjeve në stol, për herë të parë që nga viti 2010.

Shaqiri ka shënuar gol në ngjarjen e gjashtë rresht të madhe. Si asnjë tjetër. Ka shënuar në tre Evropianë e tre Botërorë.

 

Të fundit