Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS), numri i martesave të regjistruara në vitin 2023 ishte 12.672, duke shënuar një rënie prej 1.6% krahasuar me vitin 2022. Në anën tjetër, numri i divorceve në vitin 2023, me gjithsej 1.765 çifte të divorcuara, ka shënuar një rritje prej 9,4 përqind krahasuar me të dhënat e vitit 2022, transmeton KDP.MK.
Në vitin 2023, muaji me numrin më të lartë të martesave ishte gushti, me 12.6%, ndërsa muaji me numrin më të ulët të martesave ishte marsi, me vetëm 5.8%.
Në aspektin e gjinisë, 93.2% e femrave dhe 92.2% e meshkujve që u martuan në vitin 2023, u martuan për herë të parë.
Në të njëjtën kohë, burrat kanë tendencë më të madhe për të hyrë në një martesë të dytë (7%) ose të tretë (0.8%).
Në lidhje me moshën, grupmosha 25-29 vjeçare ka shënuar numrin më të lartë të martesave në vitin 2023, me gjithsej 4.228 martesa.
Mosha mesatare në martesën e parë është 27.5 tek gjinia femërore, kurse tek gjinia mashkullore 30.1 vjeç.
Në anën tjetër, numri i divorceve në vitin 2023, me gjithsej 1.765 çifte të divorcuara, ka shënuar një rritje prej 9,4 përqind krahasuar me të dhënat e vitit 2022.
Në aspektin e moshës, grupmosha 35-39 vjeçare ka shënuar numrin më të lartë të divorcit. Në lidhje me kohëzgjatjen e martesës, shumica e divorcit (393 raste) kanë ndodhur në periudhën 5-9 vjet pas lidhjes së martesës.