E hënë, 21 Prill, 2025

DORËZOHEN NË KUVEND AMENDAMENTET E LIGJIT PËR RI-ORGANIZIMIN E MINISTRIVE

Të mërkurën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka dorëzuar projekt-ligjin me të cilat do të mundësohet shfuqizimin i disa ministrive me krijimin e ministritve të reja, transmeton KDP.MK. Seanca për ndryshimet në ligj, duhet të mbahet të premten, më 7 qershor.

Me këtë, Qeveria e Maqedonisë do të marrë ministri të reja, ndërsa disa nga ato ekzistuese do t’i nënshtrohen riorganizimit.

Mickoski, paralajmëroi edhe disa ndryshime ligjore, ndër to edhe shfuqizimin e Qeverisë Teknike. Siç tha Mickoski, edhe para zgjedhjeve kanë shprehur qëndrimin se Qeveria teknike nuk është më e nevojshme.

Me propozim ligjin për riorganizimin e Qeverisë mes tjerash parashikohet që të riorganizohen një numër i caktuar i ministrive në kuadër të Qeverisë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ministri e cila do t’i përfshij ingerencat e Ministrisë së Ekonomisë dhe së njëjtës do t’i shtohet edhe puna… Agjencia për sport nuk do të ekzistoj më, por do të krijohet ministri për sport…Do të kemi një ministri të re, ajo është ministria e administratës. Me këto ndryshime do të realizojmë atë që e kemi premtuar gjatë fushatës, të përmirësojmë standardin e qytetarëve. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë ligj”, tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, seanca për ndryshimet në ligj, duhet të mbahet të premten, më 7 qershor.

Në anën tjetër, LSDM dhe Fronti Evropian do të prononcohen për ligjet për ministritë pasi të hyjnë në procedurë parlamentare.

Blerim Bexheti nga Fronti Evropian tha se qëndrimi i tyre do të shprehet pasi materialet të jenë dorëzuar para deputetëve.

Atë ligj nuk e kemi parë ende. Kur ta shqyrtojmë, kur të arrijë te ne, do të japim mendime dhe qëndrime konkrete”, tha Bexheti.

Kurse Oliver Spasovski nga LSDM theksoi se nëse do i mbështesin ligjet, ai tha se të njëjtat fillimisht duhet të sillen në Kuvend.

Ne duhet të shohim ligjet, çfarë shkruhet në to, cili është teksti zyrtar dhe në bazë të tij do të nxjerrim një përfundim, një vendim, si në nivel partie ashtu edhe në nivel të grupit parlamentar, nëse këto ligje do të mbështeten”, tha Spasovski.

Ministritë e reja pritet të jenë: për Sport, për Transformim Digjital dhe për Energji, Miniera dhe Burime Minerale.

Disa nga ato ekzistuese gjithashtu pritet të transformohen. Ministria e Ekonomisë pritet të bëhet ministri e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të bëhet Ministri e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë. Në Ministrinë e Kulturës do të shtohet edhe sektori i turizmit.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN momentalisht nuk e kanë shumicën e prej dy të tretave, apo 80 votat e nevojshme në Kuvend për miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me riorganizimin e ministrive në Qeveri.

 

Të fundit