E diel, 27 Prill, 2025

KSHZ SOT VENDOSË PËR ANKESËN E FRONTIT EUROPIAN

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot pritet të vendosë për ankesën e Frontit Evropian për rivotimin në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës, transmeton KDP.MK.

KSHZ bëri të ditur se nuk ka pasur ankesa të tjera për rivotimin e 22 majit në gjashtë vendvotimet e tjera në njësinë e pestë zgjedhore, gjegjësishtë në qendrat e votimit me numrat 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe 1844 në Strugë.

Pas rivotimit në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, Koalicioni “Fronti Evropian” ka humbur një deputet në krahasim me rezultatet e 8 majit, ndërsa Koalicioni “Vlen” ka fituar një deputet.

Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore.

Deri para 5 minutave, nuk e kemi ditur as rezultatin, as s’kemi mundur të biem në kontakt me vëzhguesit… është simptomatike që ora 22 jemi tash dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht vetëm në një vendvotim”, tha Arbër Admi në Click Plus.

Sipas rezultateve të deri tanishme, në këtë përbërje, VMRO – DPMNE do të ketë shumicën parlamentare, e cila në zgjedhje mori 58 deputetë. LSDM, e cila për dy mandate kishte shumicën parlamentare, tani do të ketë 18 deputetë. Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë gjithashtu 18 deputetë, ndërsa koalicioni VLEN 14. E Majta dhe Lëvizja ZNAM do të kenë secila nga gjashtë deputetë.

Të fundit