E hënë, 28 Prill, 2025

DY TË PLAGOSUR DHE NJË I VDEKUR NGA PËRLESHJA E MBRËMSHME NË SHKUP

Dy persona janë plagosur, ndërsa i treti ka ndërruar jetë në klinikat e Shkupit, në një përleshje që ka ndodhur të dielën mbrëma në rrugën e Plastikave në Shkup, transmeton KDP.MK

Fillimisht u raportua në polici se në orën 23:40 se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Blv.Nikolla Karev, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Në orën 23.45 u raportua se një person, T. A. me lëndime nga armë zjarri është dërguar në Spitalin Komunal Naum i Ohrit.

Në orën 23:51, Qendra Emergjente njoftoi se pranë tyre janë sjellë 2 persona, gjithashtu me plagë nga armë zjarri.

Sipas MPB-së bëhet fjalë për personat T.A, O. B. dhe A.I. nga Shkupi. Në orën 00:45 nga Qendra Urgjente është raportuar se personi A.I, përndryshe këngëtar në rajonin e Shkupit, ka ndërruar jetë.

Me datë 26.05.2024 rreth orës 23:40 në SPB Shkup është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në bulevardin “Nikola Karev” në Shkup. Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohridski” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A. (24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë me armë zjarri janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45 më 27/05/2024, A.I. ka ndëruar jetë. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, gjegjësisht në rrugën e njohur si rruga e Plastikave, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Me këtë rast prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po punon për zbulimin e autorëve.

 

Të fundit