E hënë, 21 Prill, 2025

VON DER LEYEN: PO SHOHIM POLITIKANË EVROPIANË QË PO SHITEN TE PROPAGANDA RUSE

“Nuk duhet të kemi iluzione se çfarë do të thotë kjo luftë për Putinin. Është e qartë se kjo ka të bëjë me fshirjen e një Ukraine të lirë dhe të pavarur nga harta”, deklaroi presidentja në largim e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Samitin e Demokracisë, raporton ATSH.

”Është një luftë ndaj sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe një kërcënim ekzistues për Evropën, liritë dhe demokracitë tona”, theksoi von der Leyen.

“Unë jam veçanërisht e shqetësuar për rritjen e ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit në shoqëritë tona, demokracitë tona dhe zgjedhjet tona. Vetëm mendoni për atë që kemi parë javët e fundit në të gjithë Evropën”, shtoi ajo.

”Kemi parë politikanë të ekstremit të djathtë dhe kandidatë kryesorë të AfD në Gjermani në xhepat e Rusisë. Ata po ia shesin shpirtin propagandës ruse”, theksoi ajo.

Të fundit