E enjte, 25 Korrik, 2024

BDI: SKANDALOZE FITORJA E PUTINIT DHE MBESHTETJA RUSE NË MAQEDONINË E VERIUT

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar mbi rezultatet e fundit të zgjedhjeve ruse edhe në territoret jashtë Rusisë. Putin, në zgjedhjet ruse të zhvilluara gjithandej, mbështetje më të madhe nga vendet e rajonit ka marrë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në vendin tonë, kanë votuar për Putinin. Kjo sipas BDI-së, dëshmon se politika ruse është prezente, nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të përpiqet çdo ditë e më shumë të rrezikojë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rrënojë çdo të arritur të vendit vitet e fundit, transmeton KDP.MK.

Sipas Komisionit zgjedhor të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në vendin tonë, kanë votuar për Putinin. Në skenarin rus të Putinit, ka kohë që janë renditur zëshëm parti politike në Maqedoni, ndërsa të njëjtat, së fundmi – po ndihmohen edhe nga opozita shqiptare, e cila për çdo ditë shpif, fyen dhe dezinformon qytetarët se BDI është e keqja e vendit dhe jo VMRO dhe Levica”, thonë nga BDI.

Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se nuk dëshiron të besojë se opozita shqiptare me vetëdije i është bashkangjitur skenarëve ruse, por i apelon të reflektojë dhe të bëjë fushatë demokratike dhe evropiane, duke marrë shembull BDI-në dhe presidentin në ardhje, Bujar Osmani.

Gjithashtu, sigurojmë qytetarët se, ashtu siç ndodhi me anëtarësimin në NATO dhe udhëheqjen e suksesshme me Misionin e OSBE-së, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë çelësi kryesor edhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu që, ashtu siç konstatojnë të gjitha sondazhet, më 24 prill dhe më 8 maj, opozita shqiptare e koordinuar tashmë me politikat ruse në Maqedoni, do të marrë goditjen e fundit nga qytetarët, shumica e të cilëve i kanë thënë hapur “PO Europës, JO Rusisë”, shtojnë nga BDI.

Ndryshe, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, 88.1% e qytetarëve të Rusisë që jetojnë në RMV kanë votuar Putinin.

Mbështetje më të madhe pas RMV-së, Putin ka marrë nga votuesit në Bosnje dhe Hercegovinë me 77.2%.

Në Serbi10.8% e votuesve votuan për Putinin.

Më pak mbështetje Putin mori në Mal të Zi me8.4%.

Perëndimi zgjedhjet në Rusi i ka cilësuar si “zgjedhje pa zgjedhje”. Të manipuluara, jo të lira dhe jo të drejta.

“Për Bashkimin Europian zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin të drejta e të lira. Putini u rizgjodh për shkak të “shtypjes dhe frikësimit“, tha i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell të hënën para takimit të ministrave të Jashtëm të BE në Bruksel. “Ato nuk ishin zgjedhje të lira dhe të drejta.”

 

Të fundit