E premte, 13 Qershor, 2025

GAZA NË QENDËR TË VËMENDJES SË NDARJES SË ÇMIMEVE OSCAR

Jashtë Teatrit Dolby në Los Anxhelos, Kaliforni, trafiku ishte në ngecje pasi protestuesit bënë thirrje për armëpushim në Gaza,- përcjell kdp.mk njoftimin e TV Al Jazeera.

Ishte një natë plotë zhvillime në ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve OSCAR, me filmin biografik Oppenheimer që fitoi më shumë shpërblime, por edhe me protestuesit të cilët shfrytëzuan dritat e reflektorëve për të tërhequr vëmendjen tek konfliktet vdekjeprurëse në Gaza dhe Ukrainë.

Jashtë Teatrit Dolby në Los Anxhelos, në Kaliforni, trafiku u zhvillua me vështirësi  pasi protestuesit bënë thirrje për armëpushim në Gaza, enklavën palestineze që i është ekspozuar ofensivës pesëmujore ushtarake izraelite.

Me 13 nominime, filmi biografik Oppenheimer ishte favorit në prag të ceremonisë. Dhe, arsyetoi parashikimet e hershme, duke fituar shtatë çmime Oscar në kategoritë kryesore.

Mirëpo, në skenë dhe jashtë sajë, bisedat u dominuan nga ngjarjet botërore. Aktorët dhe artistët shfrytëzuan çmimet e tyre për të bërë thirrje për paqe.

Grupe si dega e Los Anxhelosit e Zërit Hebre për Paqe(Jewish Voice for Peace) mbanin pllakate dhe brohoritnin para Teatrit Dolby duke kërkuar  ndërprerjen e zjarrit në Gazë, duke bllokuar disa korsi të trafikut.

Në mesin e protestuesve ishte edhe SAG-AFTRA, një grup aktivistësh për ndërprerjen e zjarrit.

Demonstruesit thanë se donin të sigurojnë që sulmi izraelit në qytetin jugor të Gazës, Rafah, të mos injorohej, madje edhe në mes të shkëlqimit dhe magjepsjes së një nate filmi sikurse është ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Në qilimin e të ndarjes së çmimeve Oscar, të famshmit si këngëtarja Billie Eilish dhe ylli i  filmit Ramy Youssef mbanin mesazhe “Artists4Ceasefire””për të rritur ndërgjegjësimin për krizën humanitare.

“Mendoj se ky është një mesazh universal: Le të ndalojmë së vrari fëmijët”, – tha Youssef për revistën Variety duke shtuar: “Të mos jemi pjesë e luftës”.

Regjisori i dramës së tmerrshme të Holokaustit “The Zone of Interest” gjithashtu ngriti zërin ndërsa pranoi Oscarin për filmin më të mirë ndërkombëtar.

Lufta në Gazë nuk ishte konflikti i vetëm ndërkombëtar që tërhoqi vëmendjen e Oskarit. Me fitoren në kategorinë e dokumentarit më të mirë të metrazhit të gjatë, filmi “20 ditë në Mariupol” tërhoqi sërish vëmendjen për pushtimin rus të Ukrainës.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Rusia nisi sulmin ushtarak në shkurt të vitit 2022. Me dokumentarin, regjisori Mstislav Chernov kapi ditët e para të kësaj lufte, ndërsa qyteti juglindor i Mariupolit përballej me bombat ruse.

Fitorja e Chernovit në kategori ishte historike. Nga skena e Oskarit, ai shpjegoi se po çonte në shtëpi Oscarin e parë ukrainas, por se gjithë këtë do ta ndërronteme  paqen në atdheun e tij.

“Me sisguri jam regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë: Do të doja të mos e kisha xhiruar kurrë këtë film. Do të doja të isha në gjendje ta ndryshoja këtë sikur  Rusia të mos e kishte sulmuar kurrë Ukrainën, sikur të mos kishte pushtuar kurrë  qytetet tona”, – tha ai me emocione të thella teksa iu drejtua publikut.

“Mirëpo, nuk mund ta ndryshoj historinë. Nuk mund ta ndryshoj të shkuarën”, -vazhdoi ai, duke u bërë apel kineastëve në publik që të vazhdojnë të hedhin dritë mbi Ukrainën.

“Ne mund të sigurohemi që … njerëzit e Mariupolit dhe ata që dhanë jetën e tyre ntë mos harrohen kurrë. Sepse kinemaja formëson kujtimet, kurse kujtimet formësojnë historinë”.

Aktualisht, Kongresi i SHBA-së po përpiqet të miratojë ndihmën për Ukrainën, mes kundërshtimit të republikanëve për të financuar Kievin./AJ/

 

Të fundit