Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të ejten, ka kërkuar që të nis referendumi që presidenti të zgjidhet në Kuvend me dy të tretat e votave, ndërsa kandidati për president nga rradhët e kësaj partie do të jetë Bujar Osmani, ministër i Jashtëm aktual. Ahmeti mes tjerash ka kushtëzuar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do miratojë ndryshimet kushtetuese që janë parakusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. “Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”.
Përgatiti: Enis Shaqiri
Nga foltorja në selinë e BDI-së, Ali Ahmeti e dha “lajmin e madhë” të paralajmruar prej ditësh. Ahmeti ka kushtëzuar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do miratojë ndryshimet kushtetuese që janë parakusht për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”, – tha Ahmeti.
Bujari t’i prijë këtij ndryshimi që po kërkohet
Ahmeti bëri të ditur se me Bujar Osmanin po e fillojnë referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin e elektoratit që të zgjedhin presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter për të realizuar vizionin për president konsensual.
“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhnjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian
Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e rradhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim Presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për President konsensual“, – tha Ahmeti.
Ti themi JO Rusisë, PO Europës
Ahmeti tutje ka thënë se Rusia ka ndikim të madhë në poret shoqërore të vendit tonë.
“Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë tonë duke destabilizuar institucionet dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike në vendin tonë, në mediat tona, në shoqërinë civile, në ekonominë tonë, në infrastrukturën tonë kritike dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në tërë rajonin tonë. Prandaj, si asnjëherë më parë, ju ftoj që të bëhëmi bashkë, ju dhe ne, bashkë me të gjithë të tjerët, dorë për dore, sup më sup, krah më krah, ta zhvillojmë betejën e fundit të luftës së përjetshme deri tek fitorja e madhe dhe të themi bashkarisht njëzëri: JO RUSISË, PO EUROPËS! Ne kemi gra e burra të vendosur e të fuqishëm që do ti bëjnë ballë kësaj fortune kacerogjene e dashakeqe, ndërsa unë jam gati për t’i prirë betejës së fundit dhe vendimtare për bashkim dhe integrim bashkë me ju“.
Hapja e Kushtetutës për çështjen e Presidentit …
Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët. Ai gjithashtu ftoi deputetët që të miratojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutën e RMV-së.
“Zgjedhjet që kemi para nesh, parlamentare dhe presidenciale, janë të një rëndësie vendimtare në këtë betejë. Prandaj dhe në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e kushtetutës dhe zgjedhjen e Presidentit dhe zëvendës Presidentit të shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bulgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe ti themi jo Rusisë, e po Evropës,
Unë jam gati për ti dal Zot edhe kësaj sfide, për ti prirë edhe kësaj beteje dhe për ta rrumbullakësuar rrugëtimin tonë të përbashkët, faqëbardhë, krenarë dhe me dinjitet, Na zgjatni dorën, na jepni fjalën, ta lidhim besën edhe këtë herë sepse nuk do t’ju zhgënjejmë! Ju e dini se Unë e mbaj fjalën!“, – përfundoi Ahmeti.
Fjalimin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë