E shtunë, 20 Korrik, 2024

SHQIPËRIA EMËRON DENION MEIDANIN SI AMBASADOR TË RI NË RMV

Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani do të jetë ambasador i ri i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Meidanin si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në RMV, transmeton KDP.MK

Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Begaj ku lirohet nga detyra ambasadori paraprak thuhet: “Zoti Denion Meidani emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

Në anën tjetër Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.

Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme, të kryesuar nga Mimi Kodheli.

Gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar përmes platformës online “Zoom”, ai nënvizoi se një nga prioritetet e tij kryesore është të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë marrëdhëniet mes dy kombeve.

Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive jo vetëm që institucionalizuan më tej marrëdhëniet tona, por gjithashtu kanë dhe do të vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimin duhet ta konsiderojmë si një histori suksesi. Me vizion dhe kurajo, ne bashkërisht ndërmarrim reforma të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal do të jetë prioriteti im kryesor. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona shërbejnë si shembull i bashkëpunimit në rajon dhe unë zotoj se do të përpiqem për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”, tha ai.

Ambasadori paraprak i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ishte Fatos Reka, , i cili mbante edhe rolin e dekanit.

 

 

 

 

Të fundit