E shtunë, 20 Korrik, 2024

QEVERIA VENDOS: NDËRRIMI I PATENTË SHOFERËVE PA PAGESË PËR QYTETARËT

Nga dita e nesërme qytetarët e vendit nuk do të paguajnë për nxjerrjen e patentë shoferit dhe lejen e qarkullimit me emrin e ri kushtetues. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bqytyqi konfirmoi deklaratën e liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski i cili tha se ministrat nga LSDM do të propozojnë në Qeveri që shteti të paguajë nxjerrjen e patentë shoferëve me emrin e ri të shtetit deri në fund të vitit.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse që të gjitha patentë shoferët të jenë pa pagesë”, theksoi Bytyqi.

Ministrat tanë sot do t’i propozojnë Qeverisë një zgjidhje me të cilën zëvendësimi i lejeve të qarkullimit do të jetë pa pagesë, në shpenzim të shtetit, deri në fund të vitit, në mënyrë që ky proces të kryhet siç duhet deri në fund të vitit. Shpresoj se Ministria e Punëve të Brendshme me të gjithë administratën dhe udhëheqjen e saj, do të arrijë të sigurojë furnizim në kohë të formularëve në pjesën e lëshimit të dokumenteve të udhëtimit”, theksoi Kovaçevski.

I pytur se çfarë do të ndodh me ata qytetarët që tashmë kanë nxjerr dokumentet e lartpërmendura dhe kanë paguar, Bytyqi e ka pranuar se janë të diskriminuar dhe ka shtuar se do të kërkohet një zgjidhje për kompensimin e atyre qytetarëve.

Përveç patentë shoferit dhe leje qarkullimit, falas do të jenë edhe fletëudhëtimet e qytetarëve që gjenden jashtë shtetit, të cilat kushtojnë 30 euro, e duhet të vijnë për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Jashtme ka për detyrë që të ndërmarrë veprimet e duhura aty ku nuk ka përfaqësi diplomatike-konsullore, të dërgojë dokumentet e udhëtimit me postë dhe ta bëjë online në mënyrë që qytetarët të mos kenë shpenzime shtesë”, tha Bqytyqi.

Ndryshe, në seancën e ditës së hënë, Kuvendi i Maqedonisë, me procedurë të shpejtë, miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurinë në komunikacion, me të cilat u zgjat vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin “Republika e Maqedonisë” deri në fund të vitit 2024. Ndryshimet u miratuan për ta shmangur krijimin e rrëmujës me patentë shoferët, pasi të hënën në mesnatë, siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), skadonte afati për përdorimin e emrit të vjetër, “Maqedoni” në dokumentet personale.

 

 

 

Të fundit