Nga zyra për informim në Aleancën për Shqiptarët njoftojnë se të shtunën, në Bushi Resort me fillim nga ora 13:00 në Shkup, do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë. Sipas njoftimit, në takimin i cili do të mbahet në Shkup, në rend të ditës do të ketë dy pika, transmeton KDP.MK.
- Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare.
- Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.