E mërkurë, 24 Korrik, 2024

LLOGA THIRRJE KUVENDIT QENDROR: TË RESPEKTOHET VENDIMI I KRYESISË QENDRORE, ASH TË DALË E VETME NË ZGJEDHJE

Menjëherë pas thirrjes që kryetari i ASH-së, Arben Taravari i bëri Kuvendit Qendror, që në zgjedhje partia të shkojë me opozitën shqiptare, erdhi reagimi i Krenar Llogës, përcjell TV21. Lloga përmes një shkrimi në Facebook kërkon që Kuvendi Qendror të respektojë vendimin e Kryesisë Qendrore, respektivisht që ASH të dalë e vetme në zgjedhje.

“Duke u nisur nga interesimi mediatik dhe i anëtresisë së gjërë, dua tju bëj me dije se Aleanca për Shqiptarët nuk ka shqyrtuar asnjë kërkesë në organet e saj partiake, Këshillin Drejtues, Kryesinë Qëndrore dhe Kuvendin Qëndror në lidhje me koalicionet parazgjedhore. Në fuqi ka një vendim të Kryesisë Qëndrore, i cili është votuar UNANIMISHT për të shkuar të vetëm në zgjedhje. I bëj thirrje Kuvendit të ASH-së që të përmbaj propozimin unanim të Kryesisë i cili është: ALEANCA PËR SHQIPTARËT TË DALË E VETME NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024!”, thuhet në reagimin e Llogës.

Të fundit