E enjte, 25 Korrik, 2024

FT: ANËTARËT E BE-SË MBËSHTETËN PLANIN PËR TË PËRDORUR FONDET E NGRIRA RUSE

Anëtarët e BE-së mbështetën planin për lirimin e miliarda eurove të Bankës Qendrore Ruse si hap i parë ndaj shfrytëzimit të tyre të mundshëm për rindërtimin e Ukrainës. Vendimi unanim i mbrëmshëm, i cili ende nuk është zyrtarizuar në javët në vijim, është pjesë e mbështetjes për Kievin. Ajo vjen përpara samitit të së enjtes ku liderët e BE-së pritet të miratojnë 50 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën, raporton Fajnenshëll Tajms.

Nga 260 miliarda euro rezerva devizore ruse të cilat ishin ngrirë në vitin 2022 si përgjigje e pushtimit të Moskës, 191 miliardë euro ruhen në Euroclear-in belg, regjistër qendror i letrave me vlerë.

Sipas marrëveshjes, fitimi i realizuar nga Euroclear do të regjistrohet veçmas dhe nuk do të paguhet si dividentë për aksionarët derisa vendet e BE-së të vendosin unanimisht të krijojnë një kontribut financiar në buxhetin (BE) i cIli do të mblidhet nga këto neto fitime për mbështetjen e Ukrainës, citohet në draft tekstit e kontrolluar nga Fajnenshëll Tajms.

Ai do të jetë në përputhje me detyrimet e dakorduara rrjedhëse dhe në përputhje me të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare, shtohet në tekst. Nuk ka asnjë afat kohor kur duhet të bëhet një ofertë e tillë speciale dhe ajo do të mbulojë vetëm fitimet e ardhshme dhe nuk do të zbatohet në mënyrë retrospektive.

Në dhjetor, Komisioni Evrpian nuk arriti të formulojë propozim për menaxhim me mjetet ruse që do të mundësojnë rikahëzimin e profitit drejt buxhetit të përbashkët të BE-së, për shkak të brengës nga Banka Qendrore Evropiane se kjo mund të shkaktojë jostabilitet financiar dhe masa hakmarrëse nga Rusia.

Një shtypje e veçantë e udhëhequr nga SHBA dhe e Mbështetur nga Britania e Madhe, Japonia dhe Kanadaja për konfiskimin e plotë të mjeteve ruse, ndërsa jo vetëm fitimin, përballet me rezistencë nga anëtarët evropian të G7, veçanërisht Gjermania, Italia dhe Franca./MIA

Të fundit