E shtunë, 20 Korrik, 2024

STUDENTËT NË RMV DERI TË PREMTEN MUND TË APLIKOJNË PËR NDIHMË FINANCIARE PËR TRANSPORT

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të premten, ka publikuar konkursin për realizimin e mbështetjes financiare për studentët të cilët jetojnë jashtë vendit të studimit. Nga ministria njoftojnë se ky konkurs do të zgjat një javë.

Nga ministria sqarojnë se studentët e rregullt në universitetet shtetërore do të kenë mundësi të shfrytëzojnë 600 deri 1 200 denarë në muaj në formë mbështetje për transportin e studentëve.

Përfitimi i mbështetjes financiare për shfrytëzuesit është në shumën  e biletës mujore për komunikacion ndërqytetës nga vendbanimi i studentit deri në vendin e studimit, në vlerë jo më pak se 600 denarë dhe jo më shumë se 1.200 denarë në muaj, për një periudhë prej shtatë muajsh, duke filluar nga muaji dhjetor 2023”, thonë nga Ministria.

Poashtu, theksohet se studentit të cilit i caktohet  statusi i Kërkesës  së papranuar në aplikacionin euslugi.mon.gov.mk  ndërsa  i cili mendon  se i plotëson kushtet për përfitimin e  mbështetjes financiare, mund të parashtrojë kundërshtim deri te Komisioni për vendimmarrjen  e kundërshtimeve për mbështetje  financiare të studentëve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në afat prej tetë ditëve nga dita e marrjes së statusit të kërkesës së papranuar në email adresën : [email protected]

Dokumentet e nevojshme për konkursin duhet të dërgohen në formë elektronike në këtë adresë https://e-uslugi.mon.gov.mk/.

Të fundit