E enjte, 25 Korrik, 2024

NGA HAPJA E SHQIPËRISË, TEK MBYLLJA BRENDA PRAGUT TË SHTËPISË

Nga Mero Baze

Ai u shfaq para shqiptarëve duke u treguar botën e madhe. Në vitin 1990, kur komunizmi u rrëzua, ai arriti të marr kontrollin mbi gërmadhat e Partisë së Punës dhe të fus nën kontroll opozitën e re të Shqipërisë, duke ju premtuar botën e madhe perëndimore, SHBA dhe Evropën perëndimore.

Nën parullat “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe me “Zoti e bekoftë SHBA”, ai dukej si  simboli I botës së madhe që hapej për shqiptarët në emër të demokracisë.

Sapo arriti të marrë pushtetin në vitin 1992  me votë plebishitare nga shqiptarët kundër komunizmit, puna e parë që ai bëri ishte ngushtimi I kufijve të demokracisë.

Katër muaj pasi erdhi në pushtet me vota plebishitare në Mars të vitit 1992, ai humbi zgjedhjet lokale në Korrik të vitit 1992, duke u thyer keqas nga ish Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila pas humbjes së thellë më 1992, nuk kishte vajtuar as për Enver Hoxhën, as për Ramiz Alinë, por kishte zgjedhur një lider reformator dhe kishte ndryshuar tërësisht udhëheqjen e partisë më të vjetër shqiptare duke e kompletuar me figura të reja të shkolluara në Perëndim dhe me mendje të hapur.

Dhe pikërisht ky  është momenti, kur Sali Berishës, premtimi I parë për shqiptarët, që ishte demokracia, ju duk si demon, dhe vendosi ta vriste.

Dhe e nisi me rivalin e tij Fatos Nano.

Nuk ja fali fitoren në zgjedhje katër muaj pasi kishte ardhur në pushtet dhe e burgopsi në vitn pasardhës. Një vit pas fitores së zgjedhjeve Fatos Nano ishte tek qelia e burgut 313, me arrest paraprak, me prokuror, avokatët e sotëm të Sali Berishës.
Prej atij momenti historia e demokracisë shqiptare, njohu gjymtimin e saj të madh, dhe të gjithë energjitë e Sali Berishës u përqendruan se si të shkatërronte Partinë Socialiste përmes krijimit të klaneve brenda saj në shërbim të tij dhe eliminimit të Fatos Nanos.

Ai përgjoi dhe kontrolloi çdo ditë burgu të Fatos Nanos, çdo ditë jete të tij, çdo njeri të lidhur me të, çdo prokuror apo gjykatës që kishte në dorë fatin e tij, duke u kthyer në një linçues të përbindshëm.

Por fatkeqësia për të vazhdoi.

Në vitin 1994, edhe pse lideri I opozitës ishte në burg e mundi sërish Sali Berishën. Referendumi popullor për kushtetutën, I kthyer në një manifestim kundër kultit të individit për Sali Berishën ishte një disfatë e re për të.
Dhe kjo ishte hera e fundit që Sali Berisha lejoi të bëheshin zgjedhje në këtë vend.
U betua pas kësaj se nuk do ti linte më ish komunistët të fitonin.

Ndërsa mbante në burg liderin e opozitës dhe flirtonte me Ilir Metën dhe një grup socialistësh brenda partisë me qëllim që të eliminonin Fatos Nanon, ai shkoi drejt zgjedhjeve të vitit 1996, duke përjashtuar me ligj gjithë kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Një ligj gjoja për dekomunistizimin e shoqërisë, u bë që të prekte çdo anëtar kryesi të Partisë Socialiste dhe çdo kryetar partie opozitare.
Dhe kështu hyri në zgjedhje pa rival, me rivalin kryesor në burg, me SHIK në çdo qendër votimi dhe banditët në rrugë dhe e kapi paniku qysh orët e para të zgjedhjeve, duke I hedhur ato në erë dhe duke shkaktuar bojkotin e tyre në mesditë nga opozita.

Pas asaj nuk bëhej më fjalë për zgjedhje.

Nën peshën e rënd të një fitore të falsifikuar dhe të papranuar nga HSBA dhe BE, Sali Berisha hyri në konflikt me Perëndimin për pushtetin e tij. SHBA e quajtën një hap mbrapa për demokracinë shqiptare, ndërsa BE ndërpreu procesin e associm stabilizimit.
Gazeta “Independent” në Londër, e quajti atë një gangster politik, duke I numëruar të gjithë të zezat për demokracinë shqiptare plus kontrabandën e naftës me Milosheviqin.

I futur në një spirale lufte me Perëndimin, me problemet e grekëve nëpër këmb, dhe nën paranojën se do ta rrëzonin nga pushteti , ai tentoi të mbijetoj përmes firmave piramidale, të cilat ju kthyen në një arsye për të rrezuar me dhunë nga pushteti në vitin 1997, pas një destabilizimi total të Shqipërisë.

Ai u shpall armik botëror I lirisë së shtypit , armik I demokracisë dhe u izolura tërësisht nga Perëndimi.
Shqipëria u vu nën kontrollin e forcave ndërkombëtare deri në Korrik të 1997.

Pra brenda pes vitesh nga premtimi I demokracisë, Sali Berisha u kthye në një minues të madh të demorkcisë, sic e përshkruajnë SHBA në epitafin që i kanë dhënë me rastin e shpalljes “non grata”.

Dështimi I socialistëve për të ndërtuar një shtet ligjor dhe inferioriteti I tyre ndaj Berishës, bëri që ia të mbijetonte në një opozite agresive dhe pastaj të hynte në pazare herë me Ilir Metën herë me Fatos Nanon, herë me të dy, dhe të krijonte një politikë tre polare, fal së cilës u rikthye në pushtet matematikisht edhe pse humbi politikisht.

Mandate I tij I dytë ishte një përsëritje e shëmtuar dhe më e tmerrshme se sa mandati I parë.
Nëse në mandatin e parë ai arriti të krijonte një portret ndërkombëtar si “Minues I Demokracisë”, në mandatin e dytë ai u portretizua si një hajdut I përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues I drejtësisë.

Djali dhe vajza e tij, ishin në krye të çdo pune publike në Shqipëri, të çdo tenderi, koncesioni apo projektesh zhvillimi nga privatët, që kërkonin lejen e babait kryeministër.

I biri I tij përmes shokëve të ngushte u shfaq pronar tokash nga Shkodra në Ksamil, ndërsa e bija siç shihet dhe nga hetimet e fundit, ka vënë shtetin në dispozicion të 17 kullave të saj.

Kulmi  ishte aksidenti tragjik I Gërdecit që zbuloi biznesin vdekjeprurës të djalit të tij, që kushtoi 26 të vrarë dhe 300 shtëpi të hedhura në erë, që Sali Berisha nuk e la të hetoj apo gjykohej.
I biri I tij nuk u thirr kurrë në prokurori dhe bashkëpunëtorët e tij gënjenin në mes të ditës para prokurorëve pa I hyrë gjemb në këmbë.

Sali Berisha ishte garant I familjes së tij kundër shtetit shqiptar.

Kjo u bë dhe më e dukshme më 21 Janar, kur ai pushkatoi katër qytetarë të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pafuqishëm për ti bërë dëm askujt, në mes të bulevardit.

Sali Berisha bllokoi mbledhjen e provave në vendngjarje duke zbuar dy prokurorët e gatshëm. Ai u përpoq fillimisht të devijonte dhe pistën e vrasjeve duke fajësuar opozitën, por pastaj kur faktet dolën sheshit, filloi sulmin ndaj institucioneve shtetërore, Presidentit, Kryeprokurores dhe gazetarëve.

Nuk ju dorëzoi atyre gardistët dhe serverin e kryeministrisë dhe pas 24 orësh u konstatua se provat ishin zhdukur dhe serveri ishte hequr dhe fizikisht. Gardistët e tij ndërruan tytat e pistoletave me të cilat vranë dhe salla e gjyqit e dy prej tyre ishte një shfaqje e hapur e fashizmit të Berishës kundër drejtësisë, ku gjyqtarët dridheshin sikur kishin vrarë dhe vrasësit kërcënonin sikur ishin në të drejtën e tyre.

Ai u largua nga pushteti më 2013, me 1 milion vota kundër dhe kur të gjithë menduan se ai do ikte në shtëpi, ai vendosi të qëndronte duke deleguar pushtetin tek Lulzim Basha.

Kjo gjë I vrau të dy. Edhe Lulzim Bashën që e konsideronin të deleguar të Berishës dhe Berishën që e konsideronin si një fosil I cili donte të ndillte gjahun me njerëz të tjerë.

Ai praktikisht udhëhoqi aksionin opozitar në çdo palë zgjedhje, diktoi listat e kandidatëve dhe veprimet politike.

Ai ishte autor I bojkotit të parlamentit përmes deklaratave publike dhe bojkotimit të zgjedhjeve të 2019.

Ai ishte aq I vendosur të vazhdonte lojën duke mbajtur Lulzim Bashën si kukull sa që dhe pas humbjes së zgjedhjeve më 2021, madje dhe pas shpalljes “non grata në Maj 2021, ai e mbështeti përsëri Lulzim Bash ën në Korrik të vitit 2021 për kryetar, pasi nuk e quante si të tillë, por e quante të deleguarin e tij.

Vetëm kur Lulzim Basha ju kundërvu më 9 Shtator 2021 duke e përjashtuar nga grupi parlamentar, ai e shpalli atë armik të projektit të tij personal, për të kontrolluar PD me një të deleguar dhe vendosi të rikthehej vet.

Ky është fundi politik dhe historik I Sali Berishës dhe këtë fund për fatin e keq të tij ja kumtoi ai përmes të cilit Berisha donte të na gënjente sikur kishte ikur.

Prej asaj dite, njeriu që na premtoi të  hapte para nesh botën e madhe të perëndimit, filloi të shikonte me sytë e vet se si nisi të zvogëlohej bota e tij.

Në maj 2021 humbi SHBA dhe natyrisht bota e tij u gjymtua.

Pastaj humbi Britaninë e Madhe duke u gjymtuar dhe më tepër. Më pas humbi gjithë Bashkimin Evropian duke e izoluar dhe mos e kontaktuar njeri. Pastaj as nga Lindja nuk po trokisnin më në derën e rij, përveçse ndonjë ftese seminari në Azerbaxhian.

Ndërkohë që tentoi të ri ngrihej duke e marr vet një pjesë të opozitës, ai filloi të humbiste dhe Shqipërinë.

Në zgjedhjet e fundit ai humbi thuajse gjithë Shqipërinë, por kryehumbja e tij ishte Shkodra, qyteti I fundit që kishte rezistuar këto tredhjet e dy vjet me të.

Në protestat e fundit humbi dhe Tiranën.

Javën e fundit humbi dhe partinë e tij e cila nuk e ndoqi as tek gjykata ku po merrje vendimi për të.

Sot humbi dhe lirinë për të dal në rrugë.

Është hakmarrja e zotit ndaj një njeriu, që u premtoi shqiptarëve botën e madhe demokratike, dhe për 33 vjet ua shkatërroi gjithë ëndrrat, ëndrrat për demokraci, ëndrrat për perëndimin dhe në fund dhe ëndrrën për një shtet ligjor dhe drejtësi.

Sot ai humbi vet të gjitha liritë, sikur e zuri mallkimi i një brezi shqiptarësh, që ua dogji gjithë ëndrrat e jetës që lindën në vitin 1990.

Të fundit