E enjte, 25 Korrik, 2024

SI E DON… RAMA

Nga Preç Zogaj

Deputetët opozitarë të mbledhur rreth Rithemelimit dhe Berishës ka kohë që kanë përqafuar një formë në dukje ektreme të obstruksionizmit parlamantar, duke mos lejuar zhvillimin e seancave dhe mbledhjeve normale të komisioneve.

Nga bojkoti te pengimi; nga djegia e mandateve te ca flakëza “spontane” në sallën e Kuvendit si provëza dhe testime të një djegie më të madhe. Po ta mundësonin kushtet e brëndshme e të jashtme.
Kjo është trajektorja e aksionit opozitar të Rithemelimit.

E njëjta retorikë, si përherë këto dhjetë vite, ku “Rama” si targeti dhe emri përbledhës në shenjestër të aksionit përfaqëson hëm zmadhimin e gjithë kundështarëve të Berishës në SHBA dhe BE, hem zvogëlimin e tyre për nevoja të komunikimit dhe propagandës me ndjekësit.
Kur për ta mundur Ramën do të duhej fokusimi tek çfarë ka bërë e vazhdon të bëjë keq dhe tejkalimi i tij model.

Obstruksionizmi përdoret kur ke në dorë minimalisht një mundësi për t’u imponuar dhe për t’u shpaguar në masën që përligj nxjerrjen e artilerisë së rëndë.
Në rastin që po analizojnë, obstruksionizmi nuk e ka penguar shumicën të votojë ligjet e saj sa çel e mbyll sytë, deri edhe ligjin financiar më të rëndësishëm të vitit, buxhetin e shtetit. Pa diskutime, pa debate, pa kriticizëm, pa oponencë, pa opozitarizëm, pa propozime alternative të opozitës, të debatuara dhe të shpallura në foltoren e Kuvendit që t’i dëgjojnë e vlerësojnë qytetarët.
Jo. Në kuptimin e miratimit të ligjeve Kuvendi vazhdon punën mes poterës, zallamahisë, tymçeve, flakadanave, mizankenave, barrikadave, e tjerë e tjerë. Madje, me sa shihet, pavarësisht frazave për të qenë brenda, qeverisë dhe shumicës socialiste do ti pëlqente të vazhdonte kështu deri në fund. Për ketë arsye nuk harron t’i shpuzisë urët e “konfliktit” sa herë dallon ndonjë shenjë fashitjeje të “mosbindjes parlamentare”.

Siç bëri për shembull me ndryshimet në ligjin organik për hetimin Parlamentar, duke e vështirësuar më tej zbatimin e të drejtës kushtetuese të një të katërtës së deputetëve për të ngritur një Komison Hetimor parlamentar. Dhe kur kjo? Pikërisht në kulmin e përplasjeve për çeshtjen e komisioneve hetimore.
Është e vështirë dhe nuk ia vlen madje të ndalesh e të kërkosh çfarë ka të vertëtë e çfarë ka të sajuar në këtë lloj teatri absurd ku palët japin e marrin si enë komunikuese të xixave dhe zanzave reciproke.
Më e mira është të qëndrojmë të faktet e qarta në dritë të diellit për këdo që ka sy, veshë dhe mendje normale.

Së, pari, ndërsa nuk e pengon shumicën të votojë ligje, obstuksionizmi parlamentar po rrezulton autodestruktiv për vetë opozitën parlamentare. Njëlloj siç ka ndodhur me radikalizmin jashtëparlamentar të Opozitës së Bashkuar gjatë viteve 2018-2019-2020, që dëmtoi më shumë opozitën se shumicën.
Obstuksionizmi i grupit rreth Berishës ka bërë që opozita në tërësi ta reduktojë në ekstren gamën e punëve të saj në Kuvend dhe t’i mungojë detyrës në replkimin e ligjeve të qeverisë, në propozimin e ligjeve të saj, në ngritjen e zërit shoqëruar me zgjidhjet përkatëse për çeshtje të një interesi publik konkret në momentin e dhënë. Siç janë për shembull ato të çmimeve të larta që nuk e reflektojnë si në gjithë Europën rënien e çmimeve të bursës dhe inflacionit dhe plot të tjera ku qytetarët shqiptarë e shohin veten të tradhëtuar nga qeveria e tralalalave. Apo për çeshtje madhore me shtrije në kohë siç janë ato të shpopullimit dhe plakjes së popullisë, duke i trajtuar jo me retoikat e cekëta pseudopolitike, por me standartin e politikës profesioniste, që thellohet, furmulon propozime konkrete si duhet të përballohet kjo sfidë e madhe ekzistenciale.

Janë të panumërta temat dhe çeshtjet ku opozita ka si të thuash eksluzivitetin e trajtimit dhe po të jetë e aftë mund të bëjë diferencën. Në ketë mënyre rrit empatinë në publik dhe ndikon pa ardhur ende në pushtet në mbarëvajtjen e demokracisë.
Bllokimi i seancave parlamentare, por jo i votimit të ligjeve nga shumica, ka bërë që grupi i deputetëve rreth Berishës të mos mjaftohet të pengojë vetveten, por të pengojë edhe deputetë dhe grupe opozitarë (siç është grupi i PD-së zyrtare për shembull), që kanë qasje tjetër për mënyrën e bërjes opozitë në parlament. Në gjithë parlamentet e Europës opozita është plurale, është një korale polifonike dhe vetëm si e tillë mund të vijë në pushtet.

Një fakt tjetër i qartë është se mosbindja parlamentare zhvillohet si në një ishull të izoluar, pa mbështetje nga SHBA dhe BE. Merret vesh se qoftë në Uashingon, qoftë në Bruksel kanë leximin e tyre për këtë që ndodh me Rithemelimin. Sidomos SHBA, që janë kumbara numër një i reformës në drejtësi dhe qëndrojnë fuqishëm prapa SPAK dhe Gjykatës Speciale për të bërë që edhe në Shqipërinë mike të triumfojë “askush mbi ligjin”. Deputetët e opozitës merren kot me politikë nëse nuk e dinë këtë.
Indiferenca, izolimi apo kontestimi nga partnerët i redukton në ektrem shanset për sukses të opozitës obstruksioniste. Në një gjatësi vale me partnerët edhe publiku shqiptar, mbështetja e të cilit për ketë lloj opozitë është modeste dhe vetëm në rënie.

Dukush duhet të bëjë një bilanc, të analizojë çfarë kanë arritur e çfarë mund të arrijnë me obstruksionizmin, a ia vlen të mbetesh lidhur pas një kauze që është e drejtë, por jo e tillë, sipas mendimit tim sa të sakrifikohet parlamentarizmi, që në thelb ka lindur dhe ekziston për opozitën.
Njeriu që rri në pritje t’i tregojë bezen e kuqe mosbindjes, që kjo të mos rreshtë, është kryeministri. Ai e do fiks të tillë që hem ta akuzojë, hëm t’ua tregojë si gogol partnerëve, hëm të mos përballet me asnjë formë të dënoncimeve nga foltorja e Kuvendit. Shkurt, një parlament pa parlamentarizëm.

Të fundit