E shtunë, 24 Maj, 2025

KRYEDIPLOMATJA BULLGARE VLERËSON MAJLINDA BREGUN

Në një ceremoni të organizuar këtë martë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, me rastin e shpalljes së fituesve të Çmimit Rajonal të Inovacionit “Butterfly 2023” që e ndanë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme bullgare, Maria Gabriel, ka vlerësuar lartë rolin e  kreut të RCC-së, shqiptares Majlinda Bregu në thellimin e bashkëpunimit rajonal, njofton KDP:

“Po Majlinda, ngrite nga themeli të gjitha këto arritje që sot po i festojmë. Dhe me të vërtetë mendoj se është e rëndësishme të përmendet kjo fjalë kyçe – arritjet. Sepse, pas tyre ka shumë punë, shumë bashkëpunim dhe kjo për mua është puna jonë e përbashkët me Majlindën. Nisëm shumë vite më parë duke thënë se inovacionet janë shtytësi kryesor për të treguar më të mirën e rajonit tonë. Ky është rajoni ynë dhe besojmë se ka një energji të madhe për të zhbllokuar potencialet. Llogarisim në talente, novatorizmin, bashkëpunimin dhe diversitetin e rajonit tonë dhe të kulturave tona për të zhbllokuar këtë potencial,” – tha para të pranishmëve kryediplomatja bullgare.

Fituesit e gjashtë kategorive të çmimit të RCC-së “Butterfly 2023” janë:

  • Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Industrisë: Ekipi AgAR, nga Serbia, për një mjet autonom bujqësor robotik pa pilot në tokë për të ripërcaktuar peizazhin e bujqësisë.
  • Në kategorinë Gruaja Inovative: Team Kungul, nga Shqipëriapër një aplikacion celular që ofron informacione thelbësore mbi kancerogjenët e mundshëm, alergjenët dhe kimikatet e dëmshme në kozmetikë dhe ofron alternativa të shëndetshme.
  • Në kategorinë Çmimi i Inovacionit të Gjelbër: Ekipi PowerWheel nga Maqedonia e Veriut, për rrotat e fuqisë që përdorin lëvizjen rrotulluese të bagazheve, karrocave të blerjeve, shtretërve spitalorë dhe karrocave për fëmijë për të karikuar pajisjet elektronike.
  • Në kategorinë çmimi i inovacionit STEM: Ekipi malazez Flourish, për një trajner digjital të fokusuar në zhvillimin e përballueshëm të inteligjencës emocionale, duke përdorur ushtrime interaktive, të personalizuara dhe në formë lojrash për të rritur inteligjencën emocionale.
  • Në kategorinë Çmimi Inovacioni Universitar: Ekipi Kosovar Robotic Handpër dorën robotike vendimtare për protetikën funksionale.
  • Në kategorinë e të rinjve: Team QManager nga Bosnja dhe Hercegovinapër një sistem të menaxhimit të radhëve të krijuar për rritjen e efikasitetit nëpër zyra të ndryshme administrative, duke përfshirë bankat, qendrat e administratës së qytetit dhe qendrat e shërbimit.

“Investimi në Kërkim dhe Zhvillim (R&D) në rajonin tonë mbetet mjaft i ulët – më pak se 1% e PPB-së, ndërsa në BE kjo shifër është 2.3%. Për të përmbushur premtimin e mekanizmave të inteligjencës artificiale, sot edhe politikat duhet të jenë të zgjuara. Si pjesë e Planit të ri- të BE-së- të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, së shpejti do të nisë një para-përshpejtues rajonal i fokusuar në teknologjinë e thellë (deep-tech). Jemi të kënaqur të shohim që përpjekjet tona po japin fryte. Po synojmë, gjithashtu, që një segment i kësaj nisme të mbështesë ekipet e inovacionit në fazat e hershme përtej teknologjisë së thellë,”- tha Majlinda Bregu./KDP/

Të fundit