Bexheti: “Sivjet është viti i gjashtë akademik që në nivel të të gjitha cikleve regjistrojmë rritje të numrit të studentëve edhe pse në disa programe studimore sivjet kemi edhe një stabilizim, por në programet e reja, në nivel të universitetit vazhdon rritja. Konkretisht për pesë apo gjashtë vite akademike rezulton rritje për 25 përqind. Me numër më të reduktuar, sivjet vazhdon edhe gjenerata e tretë e studentëve ndërkombëtarë, dhe numri i përgjithshëm i tyre për tre gjenerata kalon në 110 studentë, dhe të gjithë studiojnë në gjuhën angleze. Nëse do ti përfshimë këtu edhe ata nga rajoni, numri shkon në mbi 350 studentë”.
Tochtermann: “Numri 22 nënkupton saktësinë dhe ekuilibrin. Në kapacitetin e tij të plotë, ky numër është ndërtuesi, që do të thotë se jep fuqinë për të arritur gjëra pothuajse të pamundura. Edhe një herë është kjo referencë e mrekullueshme për misionin e UEJL-së: Jetëso dijen tënde. I gjithë stafi dhe studentët e UEJL-së mund të jenë krenarë që punojnë në një universitet që i mbështet ata në shumë mënyra për të arritur qëllimet e tyre”.
Grubi: “Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike te ata që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme. Për shkak të mungesës së vizionit e mirëkuptimit, u desh shqiptarët të zhvillojnë beteja të shumta politike për të fituar të drejtën e arsimit sipëror dhe për fat të mirë, ne jemi këtu ku jemi, me të drejtën e garantuar me Kushtetutë me orientim të palëkundër euroamerikan”.
Në prani të stafit, studentëve, familjarëve, mysafirëve të ftuar, Universiteti i Evropës Juglindore, me një Ceremoni Solemne, të premten, (17 nëntor 2023), shënoi 22 vjetorin e themelimit. Gjatë kësaj Ceremonie u promovuan edhe studentët e diplomuar të doktoraturës, ndërsa të punësuarve që mbushën 20 vite pune, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, akademiku, Abdylmenaf Bexheti dhe Kryetari i Bordit Tochtermann, iu ndau medalje argjendi të personalizuara dhe mirënjohje.
Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, akademiku, Abdylmenaf Bexheti, në fjalimin e tij solemn, theksoi se UEJL me sukses dhe me intensitet edhe më të lartë vazhdon të rrugëtojë si Universitet unik edhe në dekadën e dytë të themelimit.
“Midis shumë prioriteteve të objektivave tona kryesore të formuluara edhe në strategjinë e vitit 2021-2024, do veçoja vetëm disa. Së pari, rritja permanente e cilësisë e ndali trendin rënës të studentëve që objektivisht zgjati gati një dekadë të plotë. Sivjet është viti i gjashtë akademik që në nivel të të gjitha cikleve regjistrojmë rritje të numrit të studentëve edhe pse në disa programe studimore sivjet kemi edhe një stabilizim, por në programet e reja, në nivel të universitetit vazhdon rritja”, u shpreh rektori Bexheti.
Përkundër të gjitha trendeve rënëse në shoqëri nga nataliteti, preferenca për të studiuar jashtë vendit, e deri tek imigracioni, Rektori Bexheti tha se UEJL rezulton rritje për 25 përqind.
“Sivjet është viti i gjashtë akademik që në nivel të të gjitha cikleve regjistrojmë rritje të numrit të studentëve edhe pse në disa programe studimore sivjet kemi edhe një stabilizim, por në programet e reja, në nivel të universitetit vazhdon rritja. Konkretisht për pesë apo gjashtë vite akademike rezulton rritje për 25 përqind. Me numër më të reduktuar, sivjet vazhdon edhe gjenerata e tretë e studentëve ndërkombëtarë, dhe numri i përgjithshëm i tyre për tre gjenerata kalon në 110 studentë, dhe të gjithë studiojnë në gjuhën angleze. Nëse do ti përfshimë këtu edhe ata nga rajoni, numri shkon në mbi 350 studentë”, tha Bexheti, duke shtuar se në dy vitet e fundit poashtu është rikthyer numri tre shifror i studentëve maqedonas, gjegjësishtë me nga një grup dyshifror pothuajse në të gjitha gjashtë fakultetet e UEJL-së.
Gjatë këtij manifestimi i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së, Artan Grubi, i cili tha se themelimi i UEJL-së, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe.
“Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike te ata që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme. Për shkak të mungesës së vizionit e mirëkuptimit, u desh shqiptarët të zhvillojnë beteja të shumta politike për të fituar të drejtën e arsimit sipëror dhe për fat të mirë, ne jemi këtu ku jemi, me të drejtën e garantuar me Kushtetutë me orientim të palëkundër euroamerikan”, theksoi Grubi.
Fjalim rasti mbajti edhe kryetari i Bordit të të UEJL-së, Klaus Tochtermann, i cili theksoi se “numri 22 nënkupton saktësinë dhe ekuilibrin. Në kapacitetin e tij të plotë, ky numër është ndërtuesi, që do të thotë se jep fuqinë për të arritur gjëra pothuajse të pamundura. Edhe një herë është kjo referencë e mrekullueshme për misionin e UEJL-së: Jetëso dijen tënde. I gjithë stafi dhe studentët e UEJL-së mund të jenë krenarë që punojnë në një universitet që i mbështet ata në shumë mënyra për të arritur qëllimet e tyre”.
Rektori Bexheti dhe Kryetari i Bordit Tochtermann, të punësuarve që mbushën 20 vite pune iu ndau medalje argjendi të personalizuara dhe mirënjohje.
Në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 22-të të Universitetit u promovuan edhe doktorantët e gjeneratës 2022-2023, të cilët në mënyrë solemne pranuan diplomat.