Tre nga pesë shtetasit e Maqedonisë janë evakuuar në mënyrë të sigurtë nga Rripi i Gazës dje. Një baba dhe dy fëmijët u evakuuan përmes pikës kufitare Rafah, së bashku me nënën e tyre, e cila ka dokument udhëtimi palestinez, njofton Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut, transmeton KDP.MK.
Sipas MPJ-së, pas daljes nga Gaza, të katërt janë transferuar në territorin egjiptian dhe nga Kajro pritet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut.
MPJ njofton se në listat zyrtare për evakuim nga Rripi i Gazës janë edhe dy shtetas maqedonas – një çift i martuar, dhe evakuimi i tyre, varet nga kushtet në terren.
“Në Gaza gjenden edhe dy qytetarë tanë, një çift i martuar, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në listat zyrtare të evakuimit, por largimi i tyre nga Gaza varet nga rrethanat në terren, respektivisht nga vlerësimi i sigurisë se cila pjesë e Gazës është më e goditur e që si pasojë paraqitet nevoja për evakuim të menjëhershëm të shtetasve të huaj.
Ministria e Punëve të Jashtme përmes rrjetit të saj diplomatik në Kajro dhe Tel Aviv qëndron në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë deri në përfundimin e evakuimit të plotë të qytetarëve tanë”, thekson Ministria.