E shtunë, 15 Mars, 2025

SKANDALOZE: KANAL5 PËRJASHTON RAMADANIN NGA EMISIONI

Drejtori i televizionit nacional Kanal5, Ivan Mirçevski, është lajmëruar në mes të emisionit “Samo vistina” për të përjashtuar nga emisioni analistin dhe ish-deputetin, Ismet Ramadani, raporton kdp.mk.

Shkak për këtë ka qenë vërejtja e Ramadanit për moderatorin e emisionit se po përdor gjuhë implicite kundër shqiptarëve.

“Në emër të të gjithë televizionit Kanal 5, drejtori i televizionit, Ivan Mirçevski, mori pjesë në programin “Samo vistina”, në të cilin ish-deputeti Ismet Ramadani na akuzoi se në program ka pasur diskriminim etnik ndaj shqiptarëve, diçka që nuk ka në Kanalin 5. Mircevski i tha Ramadanit se është krejtësisht e papranueshme që edhe të mendohet një gjë e tillë, sepse televizioni është i hapur për të gjitha nacionalitetet, se shqiptarët nuk janë diskredituar në asnjë mënyrë, aq më pak se ka pasur ndonjë diskriminim”, thuhet në njoftimin e televizionit.

Ndryshe, gjuha e urrejtjes nga ndryshimet e Kodit Penal në vitin 2024, llogaritet si vepër penale.

 

Të fundit