E premte, 21 Mars, 2025

INDEKSI I GRAVE, PAQES DHE SIGURISË, KU RENDITET MAQEDONIA E VERIUT?

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 u prezantua të martën, duke renditur vendet në mbarë botën për sa i përket statusit të grave. Maqedonia e Veriut renditet e 44-ta sipas ranglistës botërore, përcjell KDP.MK.

Instituti i Kërkimeve të Paqes Oslo, (PRIO), i cili ishte bashkëautor i indeksit, zbuloi se shumë nga vendet më të mira në botë për të qenë grua janë në Evropë, megjithëse ka ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonin.

Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje vuri në dukje se shoqëritë ku gratë kanë ecuri më të mirë janë gjithashtu më paqësore, demokratike, të begata dhe më të përgatitura për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

Në listen e 177 vendeve më të mira për të qenë grua në Evropë, pavarësisht pabarazive të dukshme brenda rajonit, renditjen e vitit 2023 e kryeson Danimarka, e cila ndiqet afër nga Zvicra dhe Suedia.

Maqedonia e Veriut renditet e 44-ta sipas ranglistës botërore. Ndërsa Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, e cila në ranglistën botërore qëndron në pozitën e 100-të. Ukraina që është shtet në luftë renditet para Kosova, derisa në vendin e tretë është Azerbajxhani.

Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë, statistikat

Vendet e dyta dhe të treta më të këqija për të qenë femra në Evropë janë Kosova dhe Azerbajxhani, përkatësisht”.

Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë. Janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e punësimit e tek perceptimi për sigurinë dhe dhunën. Rezultati i ulët i Kosovës i atribuohet rezultateve të dobëta të arsimimit dhe punësimit për gratë, krahas “niveleve shumë të larta” të vdekshmërisë amtare.

 

Të fundit