E shtunë, 15 Mars, 2025

SCHOLZ THIRRJE RMV-së: TË SJELL VENDIMET E NEVOJSHME PËR ANËTARËSIM NË BE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, shpreh bindjen se tani është koha për të avancuar procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Scholz i bëri thirrje edhe Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të avancuar në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tani është koha e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne si BE e morëm këtë detyrim në Selanik para 20 viteve”, – tha Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin bullgar Nikollai Denkov në Berlin.

I pyetur nëse në takimin me Denkovin kanë folur për Maqedoninë e Veriut dhe nëse ka angazhim shtesë nga Sofja në këtë temë, Scholz nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por rikujtoi premtimin e Selanikut dhe e ftoi Shkupin të miratojë vendimet e nevojshme.

Prandaj është shumë e rëndësishme që ne tani ta çojmë atë proces përpara – kjo natyrisht përfshin Maqedoninë e Veriut, e cila tani mund të marrë vendimet e nevojshme – dhe ne të gjithë duam ta çojmë këtë proces përpara së bashku. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe në bashkëpunim të ngushtë me Bullgarinë”, – tha Scholz.

Të fundit