E diel, 23 Mars, 2025

DALIN PAMJET/ MOMENTI KUR POLICIA E KOSOVËS KAPI TË GJALLË SERBËT E ARMATOSUR

Janë të shumta pamjet që po dalin nga aksioni i Forcave Speciale të Kosovës në manastirin e Banjskës pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj policisë. Sulmi i organizuar i terroristëve serbë ndaj Policisë së Kosovës shkaktoi një rreshter të vrarë dhe një tjetër të plagosur.

Këtij sulmi, Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj me të njëjtën formë, ku nga të shtënat arriti të vrasë 3 pjesëtarë të grupit serb dhe të arrestojë 3 të tjerë. Disa prej të arrestuarve, së pari u neutralizuan nga policia dhe më pas u shoqëruan në stacion policor.

Indeksonline ka publikuar disa foto të reja nga aksioni i Policisë në kapjen gjallë të disa prej të dyshuarve të armatosur në sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Pasi lokalizoi vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës arriti të gjejë një sasi të madhe armatimi. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove. ©LAPSI.al

    

Të fundit