Eksplozivi i vendosur në vetë bazën ushtarake ishte një ndërmarrje shumë e guximshme dhe ndoshta ka shkaktuar panik në Kremlin, sepse fjala është për një bazë ku rusët mbajnë “shtabin e tyre fluturues”, por edhe avionët më modern të zbulimit,- përcjell KDP njoftimin e britanikes The Sun.
Diversantët e lidhur me Ukrainën janë përgjegjës për sulmin në bazën ajrore ruse Chkalovsky, vetëm 30 kilometra larg Moskës, ku ndodhet edhe avioni Ilyushin Il-80, avion komandues rus në rast të një lufte bërthamore. Sulmi u krye dy ditë më parë, kurse gjykuar nga imazhet satelitore, në sulm u dëmtuan aeroplanët Antonov An-148 dhe Ilyushin Il-20, si dhe helikopteri Mi-28N që u përdor për të rrëzuar dronët në rajonine Moskës, shkruan The Sun.
Dyshohet se diversantët vendosën eksploziv në vetë bazën, një ndërmarrje kjo shumë e guximshme që sigurisht se ka shkaktuar panik në Kremlin, sepse fjala është për një bazë ku rusët mbajnë “shtabin e tyre fluturues”, por edhe avionët më të modern të zbulimit, e cila ishte një ndërmarrje shumë e guximshme dhe ndoshta shkaktoi panik në Kremlin, sepse është baza ku rusët mbajnë ‘shtabin e tyre fluturues’ Ilyushin-80. Përveç kësaj, aty ndodhen edhe avionët më të avancuar rusë të zbulimit.
“Il-80” ose i ashtuquajturi “Aeroplani i Kiametit” është projektuar për të qenë komandë “nga qielli” në rast të luftës bërthamore. Ky avion në qarqet e NATO-s ka emrin e koduar Maxdome dhe mund të përballojë shpërthimin bërthamor. Mmirëpo, kjo nuk i pengoi hajdutët që në dhjetor 2020 hynë në bazën Chkalovsky dhe morën nga avioni deri në 39 copë radio pajisje të ndryshme që përmbanin ar dhe platin. Vjedhja ishte e suksesshme sepse kapaku i ngarkesave në aeroplan ishte lënë çelë.
Përgjegjësinë për sulmin e kësaj jave në këtë bazë e mori Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës, e cila me këtë rast njoftoi: “Ngjarja shkaktoi panik të madh në nivelet më të larta të ushtrisë ruse, sepse në këtë bazë ajrore ndodhen avionë qeveritarë, të ashtuquajtur “Aeroplanë të Ditës së Kijametit” dhe avionë specialë të zbulimit.”
Në një raport tjetër të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës shtohet se “diversantët vendosën eksplozivë dhe hodhën në erë avionët An-148 dhe Il-20, si dhe helikopterin Mi-28N, i cili më parë kishte marrë pjesë aktive në rrëzimin e dronëve sulmues mbi rajonin e Moskës.”
Dyshohet se dëmtimet e fluturakeve janë të atilla sa që është i pamundur riparimi i tyre i shpejt. Autoritetet ruse janë duke kërkuar intensivisht personat që kanë kryer këtë diversion dhe po mundohen të kufizojnë përhapjen e informacioneve këtë ngjarje,- njofton KDP.