E shtunë, 23 Shtator, 2023

INTERVISTË, FATMIR GJEKA: KËTO JANË KATËR SKENARËT E FORMIMIT TË QEVERISË SË RE NË PODGORICË

“Nga 30 gushti i 2020 ne në Malin e Zi kemi një realitet të ri politik për shkak se ka ardhur ndryshime pas një periudhe të gjatë të pushtetit absolut nga një parti”, thotë në një intervistë ekskluzive për KDP Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike dhe Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi.

Ai thotë se pas tërmetit politik nga ndryshimi i pushtetit, do të kalojë një kohë derisa të stabilizohet situata.

“Më 11 qershor të këtij viti kemi pasur zgjedhje, ku numër më të madh të votave ka marrë partia “Evropa Tani”, e cila ka pasur një program ekonomik që premtonte rritjen e rrogave. Tani jemi në fazën e bisedimeve për të formuar qeverinë, ku ne si parti, koalicion dhe pakica i kemi dhënë përkrahje mandatarit Millojko Spahiq. Presim në ditët në vijim të finalizohen bisedimet”, thotë Gjeka.

Ai përmend katër skenare të formimit të qeverisë në Podgoricë.

“Skenari i parë është të vazhdojë qeverisjen koalicioni aktual….i dyti – të përfshihet ndonjë parti pro-serbe dhe pro-serbe, gjë që mund të na krijojë probleme me bashkësinë ndërkombëtare…i treti – të përfshihet partia e Milo Gjukanoviqit dhe skenari i katërt është zgjedhjet e reja”, thotë kryetari i PD dhe ministër në qeverinë malaziase, Fatmir Gjeka.

Në këtë intervistë me Seladin Xhezairin Gjeka flet edhe për pozitën e shqiptarëve etnik në Mal të Zi, ndikimin rus dhe serb si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Të fundit