E shtunë, 22 Mars, 2025

DYSHIME MBI VDEKJEN E KADYROVIT: THUHET SE ISHTE NË KOMA

Mediat lokale ruse kanë raportuar që nga e diela mbi dyshimet për vdekjen e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov. Mediumi “Visegrad24” ka raportuar nëpërmjet Twitterit se Kadyrovi ka vdekur në një spital në Moskë, derisa paraprakisht gjendej në koma.

“Shtimi i thashethemeve në kanalet e mëdha telegrame ruse thonë se Kadyrov ka vdekur në një spital në Moskë, duke mos u zgjuar nga koma. Nëse është e vërtetë, Çeçenia mund të bjerë shpejt në kaos, duke krijuar një mundësi për luftë të tretë çeçene kundër Rusisë”, – thuhet në raportimin e “Visegrad24”.

Dyshime mbi vdekjen e liderit pro-rus kanë nxitur edhe zyrtarë ukrainas. Zëri i Amerikës iureferohet gazetarëve ukrainas sipas të cilëve Kadyrov ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë dhe se prej ditësh ka qenë në koma. Ata theksojnë se ai ishte dërguar me avion për në Moskë, por atje nuk akne mundur ta ndihmonin, kështu që është kthyer në Çeçeni dhe aktualisht po bëhen përpjekje për ta transportuar jashtë Federatës Ruse.

Po të dielën, transmeton kdp.mk, Ramzan Kadyrov publikoi në kanalin Telegram një video të re në të cilën duket i buzëqeshur teksa u rekomandon të gjithëve të praktikojnë sportin, në një lëvizje të dukshme për të përgënjeshtruar spekulimet për  gjendjen e ti të rënduar shëndetësore.

Zërat për sëmundjen e rëndë të Kadyrovit qarkullojnë prej muajsh: që në mars të vitit 2023, gazeta gjermane Bild, njoftoi, duke iu referuar ish-zëvendëskryeministrit të Çeçenisë, Ahmad Zakayev, se njëri ndër aleatët e paktë të presidentit rus, Vladimir Putin, vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave dhe se kishte sjellë një mjek nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Çeçeni sepse ai nuk u beson mjekëve të Moskës.

Një nga djemtë e tij tërthorazi ka konfirmuar sëmundjen e liderit çeçen duke publikuar një video ku thotë se është vështirë të humbasësh babën.

Të fundit