Qeveria me herët ka intervenuar me masa anti-krizë, të cilat e kanë zbutur situatën, por jo mjaftueshëm për të parandaluar rritjen enorme të çmimeve, të cilat në shumë raste janë formuar në mënyrë voluntere nga tregtarët. Pikërisht në këtë situatë, pas analizave të bëra, qeveria edhe njëherë ka vendosur të ngrijë çmimet tashmë përmes një opsioni që mban etiketën “ çmim i garantuar”. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se nga e mërkura të gjitha çmimet e produkteve ushqimore do të shiten më lirë dhe do të kenë një shënim, ku do të theksohet çmimi i garantuar. Ekspertë e kanë përkrahur këtë masë, po kanë vënë në dukje se duhet të shtrihet më gjatë në kohë, në të kundërtën nuk do të ketë rezultate.
KDP
Rritja e enorme e çmimeve gjatë këtyre dy viteve të fundit për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukraina e ka vështirësuar tej mase jetën e përditshme të qytetarëve. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët vazhdimisht janë ankuar se nuk mund ta lidhin muajin me muajin, ndërkohë që shporta minimale harxhuese mbetet afërsisht 50 mijë denarë, një shumë që duket tërësisht e papërballueshme për pjesën dërmuese të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria me herët ka intervenuar me masa anti-krizë, të cilat e kanë zbutur situatën, por jo mjaftueshëm për të parandaluar rritjen enorme të çmimeve, të cilat në shumë raste janë formuar në mënyrë voluntere nga tregtarët.
Pikërisht në këtë situatë, pas analizave të bëra, qeveria edhe njëherë ka vendosur të ngrijë çmimet tashmë përmes një opsioni që mban etiketën “ çmim i garantuar”.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se nga e mërkura të gjitha çmimet e produkteve ushqimore do të shiten më lirë dhe do të kenë një shënim, ku do të theksohet çmimi i garantuar.
Sipas tij, ky vendim është marrë pas analizave dhe diskutimeve që janë bërë me odat ekonomike dhe tregtarët. Lista e prodhimeve për të cilat do të ketë ngrirje të çmimeve ka përfunduar dhe të martën do të dorëzohet në seancën e Qeverisë.
“Çdo konsumator kur të shkojë në supermarket do të ketë mundësi të shohë shënim ku do të potencohet çmim i garantuar dhe do të dihet se me çmimet që do të jenë me këtë shënim, nuk do të mund të ketë rritje më të lartë deri në 30 nëntor. Gjithashtu është edhe nxitje për të gjithë tregtarët, por edhe prodhuesit e produkteve ushqimore që deri të mërkurën të paraqiten vullnetarisht në Ministrinë e Ekonomisë, nëse nuk janë përfshirë në vendimin që të ketë atë shënim dhe t’i ulin çmimet në mënyrë shtesë”, ka theksuar Bekteshi.
Ai ka paralajmëruar se, nga e mërkura do të fillojnë edhe kontrollet e përforcuara të Inspektoratit Shtetëror të Tregtisë, ndërsa po ashtu ka paralajmëruar edhe ligj të ri për praktikat jo të mira të formimit të çmimeve.
“Tashmë është përgatitur zgjidhje e re ligjore për praktika tregtare jo fer, aty do të kenë mekanizma të caktuara edhe për dënime, por edhe për mënyrën se si nuk mund të keqpërdoret në pjesën e formimit të çmimeve në sektorin e tregtisë dhe ajo do të jetë me flamur evropian”, ka theksuar Bekteshi.
Nga e mërkura, produkte të caktuara ushqimore do të ulen minus 10 përqind nga çmimet e ekspozuara më 1 gusht në zinxhirët e marketeve. Vendimi i Qeverisë do të vlejë për tregtarët me shumicë dhe pakicë, si dhe për prodhuesit vendor.
Sipas ekspertëve, lëvizja e qeverisë me çmimet do të kishte efekt vetëm nëse zgjat më shumë. Biznesmenët janë skeptikë se vetë kthimi i çmimeve të ngrira, pa masa shtesë, do të sjellë efektet e dëshiruara.
Disa ekspertë besojnë gjithashtu se shteti duhet të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për rritjen e prodhimit dhe produktivitetit. Por ata nuk shohin problem që çmimet po ngrijnë sërish. Përkundrazi, ata e konsiderojnë të nevojshme edhe në planin afatgjatë
“Unë e kuptoj që këto masa duhet t’i drejtohen vetëm popullatës më vulnerabël dhe që njerëzit me të ardhura të mira nuk kanë nevojë për subvencione për bukë, vaj etj. Por shteti vendosi për opsionin më të lehtë, të ngrijë sërish çmimet, por nuk mund të mbijetojnë në një afat më gjatë dhe nuk besoj se do të ketë rezultate. Kur të ndalet masa, çmimet sërish do të rriten”, ka theksuar Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve për Deutsche Welle-n.
Që nga fillimi i krizës ekonomike një vit e gjysmë më parë, kostot e produkteve bazë janë rritur me 46%. Kjo e dhënë është shqetësuese, veçanërisht nëse krahasohet me tendencat në BE, për shembull në Gjermani, ku ndikimi tek qytetari mesatar për të njëjtën periudhë është rreth 11%.