Jetojmë në një sistem krejtësisht jofunksional, në të cilin arsimi është në kërkim të teksteve, kultura është në margjinat e shoqërisë, ndërsa për sigurinë të mos flasim. Personat autoritativ po pakësohen dita-ditës, pothuajse janë zhdukur dhe ligjërimi publik u është lënë vagabondëve/biznesmenëve gjysmë të arsimuar apo të paarsimuar, të cilët tërësisht kanë pushtuar gjithë ekzistencën tonë, duke mbajtur gjithë mendimin e lirë dhe të prosperues në pranga, në llogari të interesave dhe bizneseve të tyre personale e partiake, duke krijuar qëllimisht një rrëmujë institucionale të paparë!
Shkruan: Katerina Topallova
Padyshim që po rritet numri i qytetarëve që kujtojnë me nostalgji sistemin e dikurshëm të ish-federatës. Dhe arsyeja është më se e dukshme?! Numri i jugonostalgjikëve në Maqedoni po rritet, në llogari të kohës së tanishme kaotike që na dominon… Nga një shtet dhe institucione të gërryera që në mënyrë të ngathët dhe të çuditshme na udhëhqin drejt asaj se çfarë do të thotë demokraci dhe shtet ligjor, duke pritur dëshpërimisht të na ndonjëfarë shprese dhe të ardhme të ndritur, nga ana tjetër, dita-ditës, me çdo skandal të ri, zhytemi në një realitet të errët dhe dominues që padyshim e meritojmë.
Qverisja jugosllave, megjithëse Perëndimit i pëlqen ta portretizojë atë si regjim autoritar, dhe Lindjes si një krah i zgjatur i Perëndimit kapitalist, për shumë dëshmitarë që jetuan dhe që mbijetuan gjysmëshekullin jugosllav, përgjithësisht dëshmohet për një kohë të begatë dhe një kohë mirëqenieje.
Numri i vogël i autoriteteve në Maqedoni kujton një sistem që ofronte mbrojtje, me arsim të lakmueshëm, kulturë superiore dhe institucione funksionale, një sistem që dëshironte dhe ushqente debate, fjalime apo kritika publike politike të reduktuara, gjëra të cilat akuzohen si të meta në ide dhe dëshirë për rregullim perfekt.
Por sot kemi të kundërtën… Jetojmë në një sistem krejtësisht jofunksional, në të cilin arsimi është në kërkim të teksteve, kultura është në margjinat e shoqërisë, ndërsa për sigurinë të mos flasim. Personat autoritativ po pakësohen dita-ditës, pothuajse janë zhdukur dhe ligjërimi publik u është lënë vagabondëve/biznesmenëve gjysmë të arsimuar apo të paarsimuar, të cilët tërësisht kanë pushtuar gjithë ekzistencën tonë, duke mbajtur gjithë mendimin e lirë dhe të prosperues në pranga, në llogari të interesave dhe bizneseve të tyre personale e partiake, duke krijuar qëllimisht një rrëmujë institucionale të paparë! Por kjo është arsyeja pse demokracia na lejon të gjithëve kritikën dhe debatin publik për gjithçka që nuk funksionon në këtë vend. Ne kemi të drejtë të ngremë zërin kundër padrejtësisë dhe të rebelohemi për një të nesërme më të mirë! Por duket se nuk ka asgjë nga këto të fundit…
Bechtel dhe Enka, onkologjia, ndryshimet në kodin penal dhe të gjitha metastazat e mëpastajme që do të pasojnë këto ditë, të shoqëruara me shkallën e lartë tashmë të përjetuar të krimit dhe abuzimet institucionale, duke shkaktuar një kolaps të përgjithshëm të shtetit, janë kombinuar për të krijuar një stuhi perfekte dëshpërimi dhe zhgënjimi te njerëzit. Si rrjedhojë, qytetarët, rrjedha e gjakut të kombit, janë bërë apatikë dhe gjithnjë e më shumë po largohen nga vendi në kërkim të strehimit nën një sistem të ri, duke ikur dhe duke u fshehur nga ai ekzistues që trajton dhe e trajton plotësisht në mënyrë kriminale dhe amatoreske atdheun.
Shikoni Maqedoninë sot… Një foto e trishtuar e një vendi në zhdukje – një anije që fundoset! Por e gjithë kjo ka historinë dhe “kumbarët” e vet, sepse shembja e sistemit të një kombi nuk është një rastësi, por diçka që zhvillohet gradualisht. Dhe të gjithë jemi dëshmitarë të një procesi maksimal të dëmshëm që minon themelet e shoqërisë derisa përfundimisht të shembet për shkak të korrupsionit, keqmenaxhimit dhe apatisë. Shenjat e këtij mosfunksionimi janë të dukshme, një sistem ligjor i nënshtruar manipulimit nga të fuqishmit, një legjislativ që u jep përparësi interesave të një pakice të privilegjuar mbi të mirën publike dhe të përbashkët, dhe një burokraci të stërngarkuar të mbushur me joefikasitet dhe korrupsion.
Politikanët dhe të privilegjuarit janë bërë të aftë në shtrembërimin e rregulloreve për t’iu përshtatur qëllimeve të tyre, duke e bërë sistemin ligjor plotësisht joefektiv. Ligjet konsiderohen thjesht rekomandime dhe ata që janë ngarkuar për zbatimin e tyre shpesh i shpërfillin ato, duke e bërë dënimin një abstraksionmendor. Një nga aspektet më shqetësuese të kësaj krize kombëtare qëndron në mospërfilljen flagrante të ligjit dhe anashkalimin e ligjit. Por a nuk thuhet – peshku qelbet nga koka!
Në këtë mjedis, nuk është çudi që shkalla e krimit është rritur marramndshëm. Bandat dhe krimi lulëzojnë në këtë vakum, duke shfrytëzuar cenueshmërinë e një sistemi që ka dështuar plotësisht. Shkalla e lartë e krimit gërryen më tej besimin tek shteti dhe rrit eksodin e qytetarëve që me të drejtë kërkojnë siguri diku tjetër. Dhe ndryshimet në kodin penal dhe zhvillimet në Onkologji do t’i harrojmë në fund të kësaj vere, sepse të njëjtën gjë bëmë edhe me korridoret që i paguam. Paratë jepen dhe përveç faktit që tabela nuk është më në terren, gjithçka tjetër është njësoj…
Historia maqedonase është ndoshta një përrallë paralajmëruese për botën. Është një paralajmërim i ashpër se, përballë sfidave të tilla, qëndrueshmëria e popullit të një kombi mund të zgjasë kaq shumë përpara se të kërkojë një të ardhme më të mirë diku tjetër. Dhe kjo ndodh me ne… Masivisht!