E premte, 21 Mars, 2025

MAROK: MBI 600 VIKTIMA NGA TËRMETI SHKATËRRIMTAR

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se deri tani janë evidentuar 632 viktima, ndërsa numri i të lënduarve është 329. Tërmeti ishte me një intensitet prej 7.2 ballësh sipas shkallës së Rihterit,- njofton kdp.mk.

Një tërmet shkatërrues ka goditur një provincë malore të Marokut duke  lënë mbi 600 të vdekur dhe shumë të lënduar. Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se një numër i konsiderueshëm ndërtesash është shkatërruar, ndërsa banorët e qyteteve më të mëdha kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Qendra Gjeofizike e Marokut njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti me një intensitet 6.8  ballësh ishte në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

Zona malore e Igilit, e cila përfshin fshatra, popullsia e të cilëve merret kryesisht me bujqësi, ndodhet nja 70 km në jugperëndim të Marrakeshit.

Banorët e qytetit të Rabatit, rreth 350 km nga epiqendra e tërmetit në Igil, lanë gjithashtu shtëpitë e tyre – nga frika e një ndikimi më të fortë,- raportoi Reuters.

Të fundit