Rusia vitin e kaluar bëri të ditur planin për të rritur numrin e forcave të saj të armatosura për më shumë se 30 për qind, në 1.5 milionë personel luftarak, një objektiv ky i lartë dhe vështirë për t’u arritur për shkak të viktimave të shumta, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht në luftën në territorin ukrainas.
Në fund të majit,përcjell kdp.mk njoftimin e agjencive të lajmeve, një gazetë ruse në qytetin Ryazan raportoi se disa shtetas kubanë kishin nënshkruar kontrata me forcat e atjeshme të armatosura dhe ishin dërguar në Ukrainë në këmbim të shtetësisë ruse.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse deklarata e ministrisë së Jashtme kubane kishte lidhje me raportin nga Ryazani.
Qeveria kubane kumtoi se tashmë ka filluar ndjekjen e rasteve në të cilat qytetarët e saj u detyruan të luftojnë në Ukrainë.
“Tentativa të kësaj natyre janë neutralizuar dhe ndaj personave të përfshirë në këto aktivitete ka filluar procedura penale”,- thuhet në njoftimin e së hënës të autoriteteve kubane.