Dhe në fund do të rezultojë se të gjithë po punojmë që një pjesë të qindarkave, eurove apo dollarëve tanë të kursyer t’i fusim në arkën partiake të BDI-së, e cila po rrëmben pa mëshirë në gjithë këtë verbëri politike. Është e qartë se e bëjnë më së miri në kaos, të cilin ata vetë e krijojnë. Koha do të tregojë nëse është e menduar apo jo dhe deri atëherë do të presim, duke parë gjakftohtësisht të gjithë listën e firmave dhe kompanive që janë donatorë të “të gjelbërve”, që po gllabërojnë si llokume tenderat shtetërorë.
Shkruan: Katerina Topallova
Në fushat e betejës në ndryshim të vazhdueshëm të gjeopolitikës evropiane, ne jemi më se të vetëdijshëm se “lufta” e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) manifestohet me një sërë bisedash komplekse, ndryshim të qasjeve dhe kërkesa të vazhdueshme për kompromise. Meqenëse Maqedonia po përballet me procesin kompleks të anëtarësimit në BE, ajo aktualisht është e përfshirë në një lloj ndërveprimi të nuancuar me Bashkimin Evropian. Edhe pse ky partneritet i dëshiruar ofron potencial për rritje ekonomike, stabilitet dhe respektim të parimeve demokratike, duhet theksuar se e njëjta ngadalësohet nga pengesat dhe kërkesat e shumta aktuale të disa prej vendeve anëtare të BE-së, kërkesat e të cilave janë në rritje dhe në zhvillim. Dhe sa realiste, praktike dhe demokratike janë të njëjtat kërkesa? Gjërat që ne ende i përjetojmë në lëkurën tonë. Me gjasë, duket se është një proces surreal, pritshmëritë pozitive të të cilit po pakësohen çdo ditë e më shumë.
Vendi prej vitesh ka punuar, po punon dhe do të punojë për të harmonizuar strukturat e tij legjislative, gjyqësore dhe administrative me standardet dhe parimet e BE-së, por duket se këto vite janë pa rezultat dhe me efekt katastrofik. Megjithëse Brukseli shpesh na kujton se këto reforma janë thelbësore për sigurimin e anëtarësimit në Union dhe synonin të sillnin transparencën, llogaridhënien dhe sundimin e ligjit të nevojshëm, megjithatë, përparimi në këtë front ka qenë zhgënjyes i ngadalshëm dhe manipulues, dhe peizazhi politik i vendit është ende është dëmtuar nga nivelet në rritje të korrupsionit, nepotizmit dhe mungesës së angazhimit real ndaj reformave.
Po! Reformat janë të domosdoshme dhe të nevojshme – një fjali që shpesh e dëgjojmë në publik, dhe këtë herë është shqiptuar së fundmi me një ton optimist, pas së cilës të gjithë kemi mbetur pesimistë. Jo sepse nuk duam t’i besojmë Borelit, por kur një guxim i tillë vjen nga një euroburokrat në largim, nuk premton shumë. Ne po sillemi kot! Edhe pse ata të Macronit, reformistët, veprojnë shumë më seriozisht dhe duhet kuptuar pikërisht kështu. A ka vend për kujdes? Sigurisht…
Ajo që ne po dëshmojmë në Ukrainë është një shembull i qartë se si një fqinj më i fuqishëm që dëshiron të pohojë dominimin e tij mbi një vend fqinj, abuzon me pushtetin e tij. Po kështu, pozicionet dhe aktivitetet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë po shkaktojnë tension dhe tension të shtuar, dhe shigjetat helmuese nga niveli politik kanë zbritur në nivelin më të ulët të mundshëm… Mediat sociale. Gjuhë të urrejtjes, sado ta dojë shpirti…Politikanët në të dy vendet janë të kujdesshëm, ata në Sofje me takt, me provokime herë pas here rastësore të karakterit historik, por edhe premtime se nuk do të ketë bllokada të reja, nëse bullgarët. përfshihen në Kushtetutë. Një lojë e tillë është e dukshme dhe transparente duke pasur parasysh dhuratën franceze (të danajve), të cilin politika jonë e paaftë dhe mbi të gjitha e papërvojë e gëlltiti si një pilulë për dhimbje koke.
Për dallim prej tyre, politikanët maqedonas nga pushteti, para së gjithash, nëse edhe e dinë kuptimin e fjalës “politikë” dhe nuk e barazojnë atë me “biznes”, shpresojnë në makinerinë e rëndë nga ana tjetër e pellgut, me qëllim që të shtypet dhe të përtokëzohet opozita. Padyshim që pushtetarët po hezitojnë se si të vazhdojnë deri në zgjedhje të rregullta dhe të mos u bie rejtingu, sepse tashmë është tepër vonë për projekte kapitale.
Përderisa dy partitë politike maqedonase debatojnë nëse do të ketë ndryshim të Kushtetutës apo jo, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo, disi nuk e vërejnë se po mbyten në dritëshkurtësinë e tyre. Askush nuk jep garanci dhe askush nuk toleron përdhunimin! Epo, një Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq janë më të njohur në skenën politike maqedonase se kjo imtësi politike maqedonase që na parakalon përditë dhe mbytet në skandale të reja apo të përmirësuara. Në çdo vend normal europian ku pretendojmë se jemi aleat, personazhe të tillë politikë dhe biznesmenë do ta kishin gjetur veten në koshin e historisë.
Dhe në fund do të rezultojë se të gjithë po punojmë që një pjesë të qindarkave, eurove apo dollarëve tanë të kursyer t’i fusim në arkën partiake të BDI-së, e cila po rrëmben pa mëshirë në gjithë këtë verbëri politike. Është e qartë se e bëjnë më së miri në kaos, të cilin ata vetë e krijojnë. Koha do të tregojë nëse do të merret parasysh apo jo dhe deri atëherë do të presim, duke parë gjakftohtësisht të gjithë listën e firmave dhe kompanive që janë donatorë të “të gjelbërve”, që po gllabërojnë si llokume tenderat shtetërorë.
Epo, po të mos ishin ata – do të ishin të tjerë, do të thonë kujdestarët e shpirtit… Kjo nuk është albonofobia siç do të thoshte një ministër i shquar, por vetëm kujdes para valës së madhe që do të na mbytë të gjithëve.